Flash News

E-TJERA

“Do të lija dy fëmijë jetimë”, gruaja me kancer: Në Shqipëri nuk mora asnjë mjekim

“Do të lija dy fëmijë jetimë”, gruaja me kancer:

Një rrëfim i fortë është bërë pjesë e protestës së kësaj të shtune në Tiranë. Një grua, e cila ka kaluar një betejë me sëmundjen e kancerit, ka treguar për mikrofonin e News24 vuajtjet që ka përjetuar dhe vështirësitë me të cilat është përballur për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Ajo deklaroi se nuk kishte mundur të merrte mjekimin e duhur në spitalet publike në Shqipëri dhe se ishte detyruar të udhëtonte drejt Athinës, ku kishte kryer dy ndërhyrje kirurgjikale. Sipas saj, ndihma e mjekëve grekë i kishte dhënë mundësinë të kapërcente sëmundjen.

“Po të ishte për spitalet e kryeministrit, do të kisha lënë dy fëmijë jetimë”, u shpreh gruaja, duke ngritur akuza për gjendjen e sistemit shëndetësor në vend.

Gjatë prononcimit, ajo shprehu pakënaqësinë edhe për situatën ekonomike, kostot e arsimimit të fëmijëve dhe vështirësitë për të përballuar jetesën me pagën minimale. Ajo kërkoi që vëmendja e politikës të përqendrohet te problemet e qytetarëve dhe jo te akuzat e ndërsjella mes politikanëve.

Gruaja pati edhe një mesazh të drejtpërdrejtë për kryeministrin Edi Rama, të cilit i kërkoi të largohet nga detyra, duke e akuzuar se është shkëputur nga realiteti i qytetarëve.

Në fund, ajo denoncoi edhe dhunën e pretenduar të policisë ndaj të rinjve gjatë protestave, duke përmendur rastet e adoleshentëve të lënduar dhe duke kërkuar përgjegjësi për trajtimin e tyre nga efektivët.
 

Të fundit

Poll

16 November 2026, 09:40