Flash News

E-TJERA

Policia nis shoqërimet para Kryeministrisë, protestuesit: Polici e krimit

Policia nis shoqërimet para Kryeministrisë, protestuesit: Polici e

Policia ka nisur shoqërimet e para të qytetarëve që po protestonin përpara godinës së Kryeministrisë.

Veprimet e efektivëve kanë sjellë sakaq edhe reagimin e protestuesve, të cilët kundërshtojnë shoqërimet dhe u janë drejtuar uniformave blu me thirrjet “Polici e krimit”.

Studentët dhe qytetarë të tjerë vijojnë prej 169 ditësh protestën kundër qeverisë së Edi Ramës, pasi kërkojne largimin e kryeministrit.

Pavarësisht thirrjes së Ramës për dialog, të rinjtë kanë refuzuar të ulen në tryezë me të, duke këmbëngulur se dorëheqja e kryeministrit mbetet kërkesë e panegociueshme.

Të fundit

Poll

16 November 2026, 09:40