Flash News

Bota

Irani kërcënon SHBA-në: Edhe Perandoria më e fuqishme mund të mposhtet!

Irani kërcënon SHBA-në: Edhe Perandoria më e fuqishme mund

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, i është përgjigjur homologut të tij amerikan, Marco Rubio, me një mesazh të koduar historik, duke rikujtuar fatin tragjik të gjeneralit romak Pompeu.

Përmes një postimi në platformën X, Araghchi paralajmëroi se epërsia ushtarake nuk garanton fitoren dhe se ata që mbështeten vetëm te forca mund të përballen me disfata shkatërruese.

Reagimi i kryediplomatit iranian erdhi pas një fjalimi të Rubios në konferencën vjetore të Shoqërisë Federaliste, ku sekretari amerikan i Shtetit kritikoi Gjykatën Ndërkombëtare Penale (GJNP) dhe përdori një shprehje që i atribuohet gjeneralit romak Pompeu: “Mos i përdorni ligjet kundër njerëzve që mbajnë shpata”.

Rubio e përdori këtë referencë për të argumentuar kundër ndërhyrjes së Gjykatës Ndërkombëtare Penale në çështjet që lidhen me zyrtarët amerikanë, duke theksuar se SHBA-të nuk janë pjesë e Statutit të Romës dhe nuk e njohin juridiksionin e saj.

 

Por Araghchi zgjodhi t’i përgjigjej duke rikujtuar se si përfundoi jeta e gjeneralit të cilit iu referua Rubio.

Të fundit

Poll

16 November 2026, 09:40