Flash News

E-TJERA

Koçeku dënon këngën serbe në Forumin e BE-së: Europa t’i kërkojë falje Kosovës!

Koçeku dënon këngën serbe në Forumin e BE-së:

Deputetja e pavarur, Marjana Koçeku ka reaguar për incidentin me këngën nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo”, e cila u interpretua gjatë hapjes së Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel. 

Përmes një postimi në rrjetin social X, Koçeku e quajti të papranueshëm këtë rast dhe shkroi se mesazhi i këngës shpërfill vuajtjet dhe gjakderdhjen që ka përjetuar populli i Kosovës gjatë luftës.

Në reagimin e saj, deputetja renditi edhe shifrat e viktimave dhe pasojave të luftës, duke mos lënë pa përmendur rreth 1 milion refugjatë, 11 mijë të vrarë, 20 mijë viktima të dhunës seksuale dhe 1,600 persona ende të zhdukur.

Koçeku kërkoi që zyrtarët e Bashkimit Evropian përgjegjës për organizimin e Forumit t’i kërkojnë falje publike popullit të Kosovës.

Reagimi: 

Forumi i Zgjerimit të Bashkimit Europian në Bruksel thuhet se u hap me kangën nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo”, e cila e paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë.

Kjo asht e papranueshme! Një mesazh i tillë shpërfill vuajtjet dhe gjakun e derdhun të popullit të Kosovës dhe bie ndesh me vetë parimet dhe vlerat demokratike që Europa pretendon se mbron.

1 milion refugjatë, 11 mijë të vramë, 20 mijë viktima të dhunës seksuale gjatë luftës dhe 1,600 persona ende të zhdukun.

Këto janë jetë njerëzish, familje të shkatërrueme dhe plagë që nuk kanë me u harru kurrë.

Zyrtarët e Bashkimit Europian përgjegjës për organizimin e Forumit i detyrohen popullit të Kosovës një kërkimfalje publike.

Europa duhet të qëndrojë në mbrojtje të së vërtetës, dinjitetit dhe përgjegjësisë historike.

Të fundit

Poll

16 November 2026, 09:40