Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama mbledh sot të deleguarit politikë dhe deputetët e Tiranës

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, do të mbledhë sot në orën 11:00 të deleguarit politikë të Tiranës dhe deputetët e qarkut.

Takimi zhvillohet një ditë pas mbledhjes së zhvilluar në një prej vilave qeveritare në kryeqytet, ku Rama mblodhi drejtuesit politikë të qarqeve dhe ministrat. Në fokus të diskutimeve ishte zbatimi në terren i dokumenteve “Besa” dhe “Prania Besnike”.

Gjatë mbledhjes së djeshme, Rama u kërkoi drejtuesve politikë që të marrin një rol më aktiv në terren dhe të jenë në krye të këtij procesi, duke rritur praninë e tyre në zonat elektorale.

Në bashkëpunim me strukturat e PS-së, deputetët dhe kryetarët e bashkive, drejtuesit politikë pritet të hartojnë një axhendë takimesh me qytetarët. Përmes këtyre takimeve synohet evidentimi i shqetësimeve dhe problematikave të komuniteteve, si dhe çështjeve individuale të qytetarëve.

Në fokus pritet të jenë problematika të lidhura me infrastrukturën, rrugët, menaxhimin e mbetjeve, investimet dhe çështje të tjera që shqetësojnë banorët.

Të fundit