Flash News

Ditari i Opozitës

Postoi foto nga Ura e Vashës, deputetja-Ramës: Klosin s'mund ta përdorësh, më pas ta zhdukësh si bashki

1763405158_Sequence01.04071620.Still273.jpg

Deputetja e Partisë Demokratike për Qarkun Dibër, Denisa Vata, ka reaguar pas fotos së publikuar nga kryeministri Edi Rama, ku ai uroi qytetarët duke përdorur si sfond Urën e Vashës në Klos.

Në një postim në rrjetet sociale, Vata i kujton kryeministrit se Ura e Vashës është Monument Kulture dhe e lidh këtë simbol të Klosit me debatin për hartën e re territoriale.

Sipas deputetes demokrate, qeveria nuk mund ta promovojë Klosin kur i duhet për imazh dhe, në të njëjtën kohë, ta përdorë argumentin e varfërisë apo mungesës së zhvillimit për të justifikuar heqjen e Bashkisë Klos.

"Se pari dikush ti thot Kryeministrit qe Ura e Vashes eshte Monument Kulture.
Nuk mund ta perdoresh Klosin per imazh kur te duhet dhe ta perdoresh “varferine” e Klosit si arsye per t’i hequr bashkine.
Si mund te jete Klosi njekohesisht nje territor me potencial te madh zhvillimi dhe nje bashki qe qenka aq e pashprese sa zgjidhja e vetme qenka zhdukja e saj?
Dhe nese Klosi qenka “i varfer”, atehere kjo eshte edhe deshtimi i qeverisjes se 14 viteve.
Varferia nuk eshte argument kunder Klosit. Eshte pyetje ndaj atyre qe kane qeverisur.Ku jane investimet? Ku jane projektet? Ku eshte zhvillimi i potencialit qe sot na e reklamoni si turizem?
“T’i bashkojme dy buxhetet.”
Çfare ka prodhuar administrimi i 2.4 miliardeve ne Bashkine Mat qe ekzistojne sot dhe çfare konkretisht do te fitoje Klosi nga bashkimi.
Jo. Fillimisht jepni llogari per 14 vitet e qeverisjes. Pastaj na tregoni pse zgjidhja e deshtimit tuaj duhet te jete shkrirja e Bashkise Klos". shkruan Vata. 

 

Të fundit