Ditari i Maxhorancës

Tirana në flakë nga revolta e studentëve, Rama hesht dhe nxjerr Albana Koçiun të reagojë

Tirana në flakë nga revolta e studentëve, Rama hesht dhe nxjerr

Ndërsa protesta e studentëve në Tiranë është përshkallëzuar, me përplasje, zjarr dhe gaz lotsjellës, kryeministri Edi Rama nuk ka reaguar ende për situatën.

Në vend të tij, Rama ka detyruar zëvendëskryeministren Albana Koçiu që ka dalë me një mesazh publik, e cila ka dënuar dhunën dhe ka  bërë thirrje për qetësi e vetëpërmbajtje.  

Në reagimin e saj, Koçiu  paralajmëron se sulmet ndaj institucioneve dhe shkatërrimi i pronës mund të dëmtojnë zhvillimin, stabilitetin dhe besimin në vend.

Reagimi i Albana Koçiut:

“Shqipëria e ka paguar jashtëzakonisht shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën, ku në emër të zemërimit dhe revoltës, u sulmuan institucione, u shkatërrua prona dhe vendi u zhyt në një krizë që i kushtoi shumë vite zhvillimi, stabiliteti dhe besimi. Pasojat e atij kaosi e mbajtën vendin peng për dekada, duke lënë plagë që i ndiejmë ende sot.

Pamjet e dhunës, flakëve dhe përplasjeve në Tiranë, na kujtojnë se sa e brishtë është vija që ndan protestën paqësore nga kaosi.

Në këto orë duhet qetësi, vetëpërmbajtje dhe maturi. Institucionet janë pasuri publike, bizneset janë puna e dikujt, rrugët janë të të gjithëve dhe siguria është e drejtë e çdo qytetari.

Shqipëria nuk ka nevojë të digjet për të ndryshuar. Ka nevojë të ndërtojë, të përparojë dhe të mbrojë atë që ka arritur.”

Të fundit