Flash News
Përshkallëzohet protesta, policia nis shoqërimet e dhunshme të studentëve
Policia nis hedhjen e gazit lotsjellës dhe ujit me presion
Policia e Shtetit e përfshirë në shkelje masive dhe të koordinuara të të drejtave të njeriut
Tensione të forta në Lezhë, i mituri bie në tokë i gjakosur, pas ndjekjes nga policia (video)
Video/ "Ata janë fëmijët tanë", qytetari i del përballë efektivit: Shporruni! Kjo rini s’ka frikë
Alarmi i Spajiç për destabilizimin e Malit të Zi: Si hyri Shqipëria në skenarin e “luftës hibride”?

Çfarë ndodhi?
Më 27 gusht, kryeministri malazez Milojko Spajić doli publikisht me një paralajmërim të pazakontë: tha se Podgorica kishte “informacione serioze operative të sigurisë” se mbyllja e kapitujve të rinj të negociatave me BE-në do të shoqërohej me një veprimtari të koordinuar hibride, ku do të përfshiheshin zyrtarë të të paktën dy vendeve të rajonit.
“Kemi informacione serioze operative të sigurisë se mbyllja e njoftuar e kapitujve të rinj të negociatave do të shoqërohet me veprime të koordinuara hibride, që përfshijnë zyrtarë nga të paktën dy vende në rajon”, shkroi Spajić në platformën “X”.
Imamo ozbiljne bezbjednosne operativne informacije da će najavljeno zatvaranje novih pregovaračkih poglavlja biti praćeno koordinisanim hibridnim djelovanjem, u koje su uključeni zvaničnici najmanje dvije države iz regiona.
— Milojko Spajić (@MickeySpajic) August 27, 2026
Prema našim saznanjima, takve aktivnosti imaju za cilj…
Sipas tij, objektivi ishte destabilizimi i Malit të Zi, me mbështetjen e aktorëve politikë dhe një pjese të medias brenda vendit.
"Vijesti" nxjerr në skenë Shqipërinë dhe Serbinë
Spajić e paraqiti situatën si një përpjekje për të goditur rrugën evropiane të Malit të Zi, pikërisht në momentin kur vendi po avancon në negociatat me Brukselin.
Por Vijesti e çon analizën një hap më tej. Në një shkrim të 28 gushtit, gazeta citon burime të sektorit të sigurisë që thonë se disa qendra pushteti në rajon nuk janë të interesuara për përparimin e shpejtë të Malit të Zi drejt BE-së dhe se destabilizimi i brendshëm do të ishte një mënyrë për ta ngadalësuar këtë proces.
Në artikull, media malazeze i referohet pikërisht dy shteteve fqinje: Shqipëria dhe Serbia.
“Serbia dhe Shqipëria janë dy vende për të cilat Kryeministri Milojko Spajić (Lëvizja Evropa Tani) po i referohej në një postim në rrjetin social “Iks”, në të cilin foli për veprimin hibrid, mësoi “Vijesti” nga disa burime”, shkruhet në artikull.
Vijesti nuk publikoi prova konkrete për një operacion shqiptar apo serb dhe nuk identifikoi zyrtarët që pretendohet se janë përfshirë. Madje gazeta vetë shkruan se këto janë vlerësime dhe të dhëna operative të burimeve të sigurisë, jo fakte të provuara.
“Burimi i paraqiti të gjitha sa më sipër si vlerësime sigurie dhe gjetje operative, jo si fakte të vërtetuara. Burimet me të cilat foli ekipi editorial dje, të cilat konfirmuan se Spajić po i referohej Serbisë dhe Shqipërisë, nuk donin të flisnin për detaje të tjera të operacionit të supozuar hibrid”, thuhet në artikull.
Përplasja Vuçiç–Spajić
Vetëm rreth dy javë para deklaratës për “luftën hibride”, Spajić dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç u përfshinë në një përplasje të drejtpërdrejtë politike.
Më 11 gusht, Vuçiç kritikoi politikën e Podgoricës ndaj Serbisë dhe pretendoi se në Mal të Zi po bëhej përpjekje për të ndryshuar identitetin e serbëve që jetojnë atje. Ai akuzoi gjithashtu median malazeze për një fushatë shumë të ashpër kundër Serbisë.
“Nuk keni pse të shikoni lëvizjet e tyre institucionale ndaj Serbisë që janë shqetësuese, mjafton të shikoni skenën e tyre mediatike dhe ta bëni të qartë se Serbia është shënjestra e fushatës më brutale, që zgjat rreth gjashtë ose shtatë ditë… Në vendin tonë, Mali i Zi përmendet herë pas here, ndërsa në Mal të Zi, 90 përqind të kohës flasin keq për Serbinë”, vërejti Vuçiç.
Spajić iu përgjigj publikisht duke thënë se Mali i Zi kërkon marrëdhënie të mira me Serbinë, por njëkohësisht do të ndjekë një politikë të qartë evropiane. Ai e kritikoi Vuçiçin për atë që e quajti rol të “PR-it të Rusisë” dhe ngriti pyetje mbi qëndrimet e dyfishta të Serbisë ndaj Rusisë dhe Ukrainës.
“Mali i Zi nuk dëshiron konflikt me Serbinë. Ne duam marrëdhënie të mira fqinjësore, por edhe një politikë të qartë evropiane, të cilën, padyshim, zoti Vuçiç nuk dëshiron ta kuptojë. Dhe nuk është shumë e përshtatshme që ai të marrë rolin e PR të Rusisë nga pozicioni i tij dhe t’u mësojë të tjerëve për principatat”, shkroi Spajiç në X.
Përplasja nuk mbeti vetëm mes dy presidentëve/kryeministrave. Ana Brnabiç, kryetare e Kuvendit serb, reagoi ashpër ndaj Spajić, ndërsa ministri serb për Integrimin Evropian, Nemanja Staroviç, gjithashtu e kritikoi.
Tirana i përgjigjet akuzave të Spajić
Nga Tirana ka pasur një reagim zyrtar, por jo nga kryeministri Edi Rama.
Përballë pretendimeve të publikuara në Mal të Zi, ka reaguar ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, i cili i ka cilësuar të pabazuara çdo aludim për përfshirjen e Shqipërisë në një skenar destabilizues ndaj Malit të Zi.
Hoxha ka theksuar se Shqipëria “nuk është dhe nuk mund të jetë pjesë e ndonjë skenari destabilizues” dhe ka bërë të qartë se deklarata e kryeministrit malazez Milojko Spajić nuk përmban një akuzë të drejtpërdrejtë ndaj Shqipërisë.
“Edhe pse nuk ka asnjë akuzë të formuluar zyrtarisht ndaj Shqipërisë, dua të theksoj fort dhe qartë se Shqipëria as nuk është dhe as nuk mund të jetë pjesë e ndonjë skenari destabilizues, as në Malin e Zi, vend fqinj, mik, partner dhe aleat në NATO, me të cilin ndajmë të njëjtin projekt të anëtarësimit në BE, dhe as askund tjetër.
Shqipëria dallohet pikërisht sepse bën të kundërtën: investon çdo ditë në bashkëpunim, mirëkuptim të ndërsjellë, stabilitet dhe zhvillim rajonal, si edhe në bashkëpunimin më të gjerë evropian dhe euroatlantik”, shkruan Hoxha.
Sipas tij, Tirana ka komunikuar edhe me autoritetet malazeze për të sqaruar situatën. “Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm, në të gjitha nivelet, dhe kështu kam vepruar edhe në këtë rast, në komunikimet që kam pasur me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme, Ibrahimoviç, si edhe me zëvendëskryeministrin Nik Gjelloshaj”, vijon Hoxha.
Një sqarim përpara se të bëhemi pjesë e zhurmës apo të ndezim zjarre të panevojshëm, që duan shumë më tepër kohë për t’u shuar.
— Ferit Hoxha🇦🇱 (@HoxhaFer) August 28, 2026
Kam parë deklaratën e Kryeministrit të Malit të Zi, @MickeySpajic, për përfshirjen e pretenduar të zyrtarëve nga “të paktën dy vende të rajonit” në…
Asnjë reagim nga Beogradi
Ndryshe nga Tirana, e cila reagoi përmes ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, duke mohuar çdo përfshirje të Shqipërisë në një skenar destabilizues, nga Beogradi nuk ka pasur deri më tani një reagim zyrtar ndaj deklaratave të Spajić apo raportimit të “Vijesti” që identifikon Serbinë si një nga dy vendet e përmendura nga burimet malazeze.
As presidenti Aleksandër Vuçić, as qeveria serbe nuk kanë dalë publikisht për të komentuar akuzat, duke lënë kështu pa përgjigje një pretendim që, për momentin, mbetet i bazuar në të dhëna operative dhe burime të sigurisë, dhe jo në prova publike të bëra të ditura.
Të fundit
Tensionet në protestën e studentëve, mbyllet Ambasada e Izraelit në Tiranë
16 October 2026, 13:22
Policia nis hedhjen e gazit lotsjellës dhe ujit me presion
16 October 2026, 13:13
Policia e Shtetit e përfshirë në shkelje masive dhe të koordinuara të të drejtave të njeriut
16 October 2026, 12:59
Mesazhi i ish-profesorit nga protesta: Mos dhunoni studentët e mi, janë fëmijët tuaj!
16 October 2026, 11:52
Video/ "Po shkoja në punë?", momenti kur policia shoqëron me forcë të riun
16 October 2026, 11:46
"O hale, vemje", plas sherri në Facebook mes Ballës dhe ish-zv.ministrit të Ramës
16 October 2026, 11:34
Protesta studentore, Këshilli Ndërfetar thirrje institucioneve: Qytetarët të dëgjohen
16 October 2026, 11:19
"Rama në burg, Beneti në burg"/ Sulmohet selia e PS-së në Shkodër
16 October 2026, 11:00
Video/ Efektivët tentojnë t'iu bëjnë pritë, studentët e Mjekësisë çajnë kordonin policor
16 October 2026, 10:53
SPAK merr zyrtarisht nën hetim Olta Xhaçkën, dyshime për korrupsion dhe pastrim parash
16 October 2026, 10:41
“Kush je ti të më tregosh punën mua”/ Gazetari përplaset me drejtorin e Policisë së Tiranës
16 October 2026, 10:28
"The Times" jehonë protestave: Mbretërimi 13-vjeçar i Ramës përballë revoltës studentore
16 October 2026, 10:11
Nga Veriu në Jug, gjimnazistë dhe studentë zbresin në shesh: Rama jep dorëheqjen!
16 October 2026, 09:55
Video/ Kush janë personat e maskuar që futen në automjetet e policisë?
16 October 2026, 09:42
BIRN: Policia humbi kontrollin e territorit dhe tregoi mungesë profesionalizmi
16 October 2026, 08:51
Protestojnë kundër tij, Rama gjen fajtorin e radhës: Janë duart e huaja, jo studentët
16 October 2026, 08:33
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
16 October 2026, 07:59
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, 45-vjeçari përfundon në spital
15 October 2026, 22:58
'The New York Times' për protestat në Tiranë: Zemërimi i studentëve, revoltë kundër Ramës
15 October 2026, 22:32
Protesta e studentëve, Ahmetaj: Rama është takuar me Belinda Ballukun te “Vila e Kuqe”!
15 October 2026, 22:14
Shpërthim me tritol në banesën e policit të kriminalistikës në Shkodër, familjarët brenda
15 October 2026, 21:43
Ahmetaj: Rama ka hyrë në agoni politike, protesta studentore do ta arrijë objektivin
15 October 2026, 21:25
Iu thye këmba nga policia në protestë, flet i riu: Ndjeva që u përplasa fuqishëm
15 October 2026, 21:01
Protestuesit i vënë flakën hyrjes së Ministrisë së Ekonomisë
15 October 2026, 20:39
Tensione te Ministria e Brendshme, hidhet gaz lotsjellës nga tarraca
15 October 2026, 20:24
Video/ Policia e Shtetit "kthehet në bandë" pa uniformë, "rrëmben" të riun me furgon pa logo
15 October 2026, 20:07
Efektivët shihen duke hedhur gurë drejt të rinjve protestues
15 October 2026, 19:40
Fotolajm/ Flakët përfshijnë Bulevardin, polici "ngrohet"
15 October 2026, 19:24
Fëmijët e të tjerëve
15 October 2026, 19:14
Digjet kioska përballë Piramidës, zjarrfikësja nuk ndërhyn
15 October 2026, 18:36
Berisha ultimatum Ramës: Zgjidh fatin e Ramiz Alisë, dhe jo të Çausheskut
15 October 2026, 18:21
Sulmi me gaz lotsjellës, i riu humb ndjenjat në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
15 October 2026, 18:08
Video/ Sërish tensione te Kryeministria, policia hedh gaz lotsjellës, protestuesit me gurë
15 October 2026, 17:57
Gazi lotsjellës 'pushton' bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
15 October 2026, 17:36
Skënder Hita mbron përdorimin e gazit lotsjellës në zonat e banuara: Ishte i domosdoshëm
15 October 2026, 16:34
Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë, policia i shpërndan me gaz lotsjellës
15 October 2026, 15:57
Policia kërcënon prindërit: Do të mbani përgjegjësi për çfarë bëjnë fëmijët
15 October 2026, 15:47
Sulmuan policin, efektivët tërheqin zvarrë protestuesit në Shkodër
15 October 2026, 15:37
Eurodeputetja Salis: Revolta kundër qeverisë Rama mund të shënojë pikë kthese për Shqipërinë
15 October 2026, 15:12
Mëngjesi, gjumi dhe aktiviteti fizik, si të përballoni më mirë stresin
15 October 2026, 15:08
Familjarët i çojnë për të ngrënë policit në krye të detyrës, fëmija i vogël e përqafon
15 October 2026, 14:55
Sulmohet banka në qendër të Tiranës
15 October 2026, 14:46
Efektivët gjuajnë me gurë protestuesit pranë selisë së PS-së
15 October 2026, 14:26
Fotolajm/ Policia në mbrojtje të pushtetit, si u dhunuan dhe u tërhoqën zvarrë gjimnazistët
15 October 2026, 14:17
Bizneset: Të mbrohet prona, policia të garantojë sigurinë
15 October 2026, 14:15
Përfshihet nga flakët një banesë pranë Ministrisë së Arsimit
15 October 2026, 13:39
Protestuesit sulmojnë selinë e Partisë Socialiste
15 October 2026, 13:33
TG7: Shqipëria përflaket nga zemërimi i studentëve
15 October 2026, 13:21
Tensione te bashkia e Shkodrës, policia shoqëron protestuesit
15 October 2026, 13:00
Berisha ultimatum Ramës: Jep dorëheqjen! Është kërkesa e mbarë shqiptarëve
15 October 2026, 12:52
Tri ditë heshtje, zgjohet Mirela Kumbaro, asnjë fjalë për dhunën ndaj studentëve
15 October 2026, 12:35
Protestat në Tiranë, pezullohet transporti publik
15 October 2026, 12:28
Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve kërkojnë hetim për dhunën policore ndaj mediave
15 October 2026, 12:21
Tubimi përpara Parlamentit, policia i shpërndan me gaz protestuesit
15 October 2026, 12:12
Policia u kërkon prindërve të mbrojnë fëmijët, po nga dhuna e shtetit kush do t’i mbrojë?
15 October 2026, 12:05
Thellohet kriza, bankat mbyllin degët në Tiranë
15 October 2026, 12:05
Protesta në Tiranë, policia: 55 protestues në pranga, 98 nën hetim
15 October 2026, 11:51
Shqipëria 'zien' nga protestat, Rama nuk lëshon karrigen: Nuk e jap dorëheqjen
15 October 2026, 11:46
Të rinjtë thyejnë derën e Ministrisë së Ekonomisë
15 October 2026, 11:39
Vijon revolta, studentët marshojnë drejt Kuvendit
15 October 2026, 11:35
Denoncimi i studentëve: Kujdes, civilët po ju filmojnë dhe ju pyesin ku do të shkoni
15 October 2026, 11:27
PD kërkon dorëheqjen e Ramës dhe zgjedhje të parakohshme
15 October 2026, 11:10
Tensionohet protesta dhe në Korçë, të rinjtë shkatërrojnë sinjalistikën e rrugëve
15 October 2026, 10:53
Edi Rama braktis shtetin
15 October 2026, 10:47
Vendosen blloqe me tulla para Kryeministrisë
15 October 2026, 10:29
Policia u vihet pas gjimnazistëve, i ndalon dhe iu kontrollon çantat
15 October 2026, 10:22
Protesta/ Të rinjtë thyejnë xhamat e ministrisë së Infrastrukturës
15 October 2026, 10:12
Delegacioni i BE-së reagon pas përshkallëzimit të protestës
15 October 2026, 10:02
Rama përballë zemërimit të qytetarëve
15 October 2026, 09:55
SPAK sekuestron telefonin e bashkëshortit të Ogerta Manastirliut
15 October 2026, 09:43
Tirana renditet si qyteti me koston e jetesës më të papërballueshme në Evropë
15 October 2026, 09:37
Bojkot masiv! Studentët dhe gjimnazistët në revoltë; ç'po ndodh në Tiranë dhe rrethe
15 October 2026, 09:27
Zgjerohet protesta e të rinjve, nxënësit e “Ismail Qemalit” bojkotojnë mësimin
15 October 2026, 09:16