Flash News

Ditari i Maxhorancës

Pas drejtuesve politikë, Rama mbledh ministrat. A po priten ndryshime në qeveri?

mbledhja-6a8bdaef37f6f.jpg

Pas drejtuesve politikë të qarqeve dhe krerëve të komisioneve parlamentare, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot në Pogradec takimin me ministrat e kabinetit.

Mbledhja vjen në kuadër të takimeve të punës që Rama po zhvillon në prag të sezonit të ri politik dhe synon të përcaktojë objektivat e qeverisë për fazën e ardhshme të mandatit.

Ministrat pritet të diskutojnë mbi bilancin e punës së deritanishme, problematikat e identifikuara dhe prioritetet për vitin e dytë të mandatit të katërt.

Sakaq, një ditë më parë, Rama mblodhi në Pogradec drejtuesit politikë të PS-së në 12 qarqet e vendit dhe kryetarët e komisioneve parlamentare. Në atë takim u diskutua ndër të tjera për dokumentet “Besa”, “Prania Besnike” dhe platformën “Pasqyrë Albania”.

Në ditët e para të shtatorit pritet të mblidhet edhe Asambleja e Partisë Socialiste. Ky forum është përdorur edhe më parë nga Rama për të njoftuar ndryshime në qeveri dhe në strukturat drejtuese të PS-së.

 


 

Të fundit