Flash News

Ditari i Maxhorancës

7 orë takim me drejtuesit e PS, Rama flet pas mbledhjes në Pogradec

Screenshot 2026-08-23 190550.png

Kryeministri Edi Rama ka zbardhur diskutimet e zhvilluara gjatë takimit me drejtuesit politikë të qarqeve, të mbajtur në Pogradec, i cili zgjati rreth 7 orë.

Në një reagim në rrjetet sociale pas mbledhjes, Rama tha se diskutimet u përqendruan te dokumenti “Besa”, “Prania Besnike” dhe mënyra e re e komunikimit të qeverisë me qytetarët.

Një prej çështjeve të trajtuara ishte edhe platforma “Pasqyrë Albania”, për të cilën kryeministri tha se synon të krijojë një hapësirë ku qytetarët të kenë të aksesueshme të gjitha institucionet dhe të mund të ndjekin në kohë reale trajtimin e kërkesave të tyre.

Nga Pogradeci, kur dielli po perëndon mbi liqen, aty ku Lasgushi gjente frymëzimet e veta magjepsëse dhe aty ku ne u përpoqëm të mbledhim së bashku reflektimet e një periudhe pushimesh aktive, të lidhur me sezonin e ri politik, kemi diskutuar për “Besën”, kemi diskutuar për praninë besnike; kemi diskutuar për ekosistemin e ri të komunikimit të qeverisë, jo në kuptimin thjesht të komunikimit publik, por të komunikimit me qytetarin; kemi diskutuar edhe për pasqyrën unike, “Pasqyrë Albania”, ku qytetarët do të kenë të pranishme të gjitha institucionet dhe ku ambicia është që, më herët se vonë, të arrijmë pikën që çdo kërkesë, çdo shqetësim, çdo hall i qytetarit drejtuar institucioneve të jetë si një pako postale, statusi i së cilës ndiqet në kohë reale nga dërguesi dhe, nga ana tjetër, shteti, qeveria, institucionet ndjekin përgjegjësitë dhe çdo shkelje afati shihet me lupë.”, tha Rama.

 

Të fundit