Flash News

Ditari i Maxhorancës

Mbyllet mbledhja në Pogradec, çfarë u kërkoi Rama socialistëve në 7 orë diskutime

img-1048-6a8b1fa8b5f15.jpeg

Për rreth shtatë orë, kryesocialisti Edi Rama ka mbajtur të mbledhur në Pogradec drejtuesit politikë të Partisë Socialiste dhe kryetarët socialistë të komisioneve parlamentare.

Takimi është fokusuar te organizimi dhe komunikimi politik i PS-së, ndërsa një prej çështjeve kryesore të diskutuara ka qenë dokumenti “Besa”.  

-640-0-4e4189cdaf5cc0635bea181eca39390a.jpg

Një tjetër temë e diskutuar ka qenë reforma territoriale. Rama u është drejtuar drejtuesve politikë të zonave ku parashikohet shkrirja ose bashkimi i bashkive, duke i pyetur mbi arsyet që, sipas tij, kanë nxitur reagimet kundër kësaj nisme.

Kryeministri u ka kërkuar socialistëve të dalin në terren dhe t’u shpjegojnë qytetarëve se reforma synon përmirësimin e shërbimeve dhe ofrimin e tyre në mënyrë më efikase.

Në prag të zgjedhjeve lokale të vitit 2027, Rama ka kërkuar gjithashtu që PS-ja të nisë punën për identifikimin e kandidatëve. Mesazhi i tij ka qenë që në garën e ardhshme të përzgjidhen emra të lidhur më ngushtë me komunitetet lokale.

Pjesë e porosive të Ramës ka qenë edhe rritja e pranisë së drejtuesve politikë në komunitet. Dokumenti “Besa”, sipas tij, duhet të bëhet i njohur edhe nga kryetarët e bashkive dhe strukturat lokale të partisë.

 Po ashtu, kreu i qeverisë do të mbledhë të hënën edhe ministrat në atë që njihet si një “retreat”, ku pritet që të bëjnë një bilanc pune për secilin dikaster.

 

Të fundit