Flash News

Rajoni

“Mos hiqni dorë nga Kosova!”, mesazhi i Vuçiç para largimit nga Presidenca

6ab960f2c6c27whatsapp_image_2026-09-27_at_200231.jpeg

Aleksandër Vuçiç ka njoftuar gjatë fjalimit të tij dorëheqjen nga posti i Presidentit të Serbisë. 

Në deklaratën e tij, Vuçiç e ka vendosur Kosovën në qendër të çështjeve me të cilat,Serbia do të duhet të përballet edhe pas largimit të tij nga posti i presidentit.

Vuçiç tha se Serbia duhet të vazhdojë të mbrojë serbët në Kosovë dhe të kundërshtojë çdo përpjekje për ta bindur Beogradin që të heqë dorë nga Kosova.

“Do të duhet të mbrojmë popullin tonë në Kosovë dhe Metohi dhe të mos lejojmë ata që do të përpiqen t’i bindin të gjithë që të heqim dorë sa më shpejt nga Kosova, me arsyetimin se kështu nuk do të shohim më nga e kaluara, por nga e ardhmja. Të gjithë do të duhet t’i rezistojnë kësaj. Qytetarët le të mendojnë vetë”, deklaroi Vuçiç.

 

Të fundit