Flash News

Rajoni

Vuçiç jep dorëheqjen sonte si president i Serbisë: U përpoqa të bëja më të mirën

vuco-6ab93f9ea2ec4.jpg

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pritet të dorëzojë sonte dorëheqjen nga posti i presidentit, një lëvizje që i hap rrugën për të marrë pjesë  në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 25 tetorit dhe për të synuar më pas postin e kryeministrit.

Presidenca serbe ka njoftuar se Vuçiç do t’i drejtohet publikut sonte në orën 20:00, ku do të paraqesë zyrtarisht dorëheqjen dhe do të shpjegojë arsyet e vendimit.

Në një postim të publikuar këtë të diel në rrjetet sociale, Vuçiç e cilësoi detyrën si president të Serbisë si nderin më të madh të jetës së tij politike.

“U përpoqa të bëja më të mirën çdo ditë, të justifikoja besimin që më ishte dhënë dhe t’i shërbeja vendit tim me besnikëri dhe ndershmëri. Rroftë Serbia”, shkroi ai.

I pyetur se për çfarë do të donte të mbahej mend gjatë viteve të tij në Presidencë, Vuçiç tha se shpreson të kujtohet për përkushtimin dhe punën e tij.

“Do t’i kujtoni këto vite dhe këto ditë si kohën e progresit më të madh dhe sukseseve më të mëdha të Serbisë”, është shprehur ai.

Vendimi vjen pas muajsh protestash të drejtuara kryesisht nga studentët, të cilat nisën pas shembjes së çatisë së stacionit të trenit në Novi Sad në nëntor 2024, ku humbën jetën 16 persona.

Të fundit