Flash News

E-TJERA

Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala

Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, ka dhënë dorëheqjen nga detyra.

Sala e ka komunikuar vendimin gjatë mbledhjes së qeverisë, ku ka deklaruar se do t’u rikthehet projekteve të saj akademike.

Evis Sala mori drejtimin e Shëndetësisë në shtator të vitit 2025, kur u përfshi në kabinetin e mandatit të katërt të kryeministrit Edi Rama. Në momentin e prezantimit të saj, Rama e vendosi theksin te profili profesional dhe akademik ndërkombëtar i Salës, e cila vinte në qeveri pas një karriere të gjatë në institucione të njohura mjekësore dhe universitare jashtë Shqipërisë.

Sala është mjeke radiologe dhe ka punuar më parë në Universitetin e Kembrixhit, Memorial Sloan Kettering Cancer Center në Nju Jork dhe Policlinico Gemelli në Romë. 

Të fundit