Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Zbrisni në territor", zbardhen porositë që iu la Rama socialistëve pas takimit

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar një angazhim më të madh të strukturave të Partisë Socialiste në terren dhe një komunikim më të drejtpërdrejtë me qytetarët.

Gjatë takimit me drejtuesit politikë të PS-së dhe ministrat, i cili vijon ende, Rama ka kërkuar ngritjen e një skeme të dedikuar për territorin, ku për çdo zonë të angazhohen drejtues politikë, deputetë, ministra dhe zëvendësministra.

Sipas kërkesës së kryeministrit, këta përfaqësues duhet të jenë të pranishëm në mënyrë të vazhdueshme në terren dhe të zhvillojnë takime të përjavshme me qytetarët. Synimi është evidentimi dhe adresimi më i shpejtë i problematikave që ngrihen nga banorët.

Në fokus të diskutimeve është edhe “Pasqyra Albania”, për të cilën Rama ka kërkuar që të mos mbetet thjesht një strukturë apo platformë, por të marrë një bazë ligjore.

Në takimin me drejtuesit socialistë, kryeministri ka insistuar gjithashtu te forcimi i pranisë së PS-së në territor dhe te një organizim më i personalizuar i komunikimit me qytetarët.

Të fundit