Flash News

Kosova

Vrau gruan shtatzënë dhe më qëlloi veten me armë, ndërron jetë në spital 26-vjeçari

viktimat.jpg

Ndërron jetë në spital 26-vjeçari Egzon Bytyçi, i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë në Malishevë. I riu kishte mbetur i plagosur rëndë nga arma e zjarrit pas ngjarjes së rëndë të 23 gushtit dhe prej asaj kohe ndodhej nën kujdesin e mjekëve.

Lajmi për vdekjen e tij është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj. 

Ngjarja ndodhi në fshatin Kërvasari të Malishevës, ku Bytyçi dyshohet se qëlloi me armë zjarri bashkëshorten e tij, 25-vjeçaren Jetlira Foniqi.

E reja ishte në javën e 34-të të shtatzënisë kur u vra.

Policia ka bërë të ditur se hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë në koordinim me prokurorin kompetent.

Të fundit