Flash News

Kosova

Vrau bashkëshorten dhe kunatin në Gjilan, gjykata lë në paraburgim 38-vjeçarin

Vrau bashkëshorten dhe kunatin në Gjilan, gjykata lë në

Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar një muaj paraburgim për 38-vjeçarin me inicialet V.R., i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij 27-vjeçare dhe vëllait të saj 31-vjeçar, si dhe për plagosjen e një personi tjetër. Ngjarja e rëndë ndodhi të premten në fshatin Livoç i Ulët, në Kosovë.

I dyshuari ishte vetëdorëzuar në Polici pak kohë pas ngjarjes. Ai dyshohet për dy vepra penale, vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas të dhënave të bëra publike nga gjykata, mes të dyshuarit dhe familjarëve të bashkëshortes kishte pasur një mosmarrëveshje, por arsyet që çuan në konfliktin e përgjakshëm ende nuk janë zbardhur.

Dyshohet se 38-vjeçari e kishte qëlluar bashkëshorten me armë zjarri, ndërsa ajo ndodhej në sediljen e përparme të pasagjerit në automjetin që ai drejtonte. Në momentin e ngjarjes, çifti po udhëtonte drejt banesës së familjes së 27-vjeçares.

Ndërkohë, vëllai i saj dhe dy persona të tjerë, të cilët po udhëtonin me një automjet tjetër, dyshohet se ishin vënë pas çiftit për të biseduar rreth mosmarrëveshjes.

Kur mbërritën në hyrje të Livoçit të Ulët, ata parakaluan automjetin e të dyshuarit dhe u ndalën

Të fundit