Flash News

Rajoni

Vrasja e shqiptares në Greqi , autori e detyroi të ulej në gjunjë para se ta qëllonte dy here  

xrwma-nea-smyrni-dipli.jpg

Hetimi për vrasjen e shqiptares Lulieta Obzovës në Nea Smyrni të Athinës ka nxjerrë në pah prova të reja, ndërsa autoritetet greke po rindërtojnë minutat e fundit të jetës së 45-vjeçares dhe lëvizjet e të dyshuarit Altin Allmuça.

Në qendër të hetimit janë pamjet e kamerave të sigurisë, telefonat celularë dhe provat e sekuestruara gjatë kontrolleve. Sipas raportimeve të mediave greke, një prej videove të siguruara nga hetuesit dokumenton lëvizjet në ndërtesë pak para të shtënave.

Dyshohet se 48-vjeçari kishte organizuar pritën ndaj viktimës dhe kishte lënë një person jashtë banesës për të vëzhguar daljen e saj. Kur Obzova hapi derën, ai dyshohet se e kërcënoi me armë dhe e detyroi të ulej në gjunjë, përpara se të qëllonte në drejtim të saj.

Hetuesit po verifikojnë gjithashtu nëse viktima kishte qenë e kërcënuar më herët. Dyshimet janë se ajo kishte frikë për jetën e saj, madje kishte marrë masa mbrojtëse dhe kishte ndryshuar bravat e banesës ku jetonte me vajzën.

Ndërkohë, një element i ri është zbuluar gjatë kontrollit të automjetit të Allmuçës. Sipas burimeve, aty janë gjetur fishekë që përputhen në kalibër me municionin e dyshuar të përdorur në vrasje.

Ekspertizat balistike dhe analizat e tjera pritet të ndihmojnë hetuesit për të përcaktuar nëse municioni i gjetur lidhet drejtpërdrejt me armën e përdorur në krim.

 

Të fundit