Flash News

Kosova

Vrasja e dyfishtë në Gjilan, dyshohet se shkak u bë divorci

Vrasja e dyfishtë në Gjilan, dyshohet se shkak u bë divorci

Detaje të reja po dalin në dritë lidhur me vrasjen e dyfishtë në Livoç të Ulët, në Gjilan, ku mbetën të vrara Nafije Bogujevci dhe vëllai i saj, Egzon Bogujevci.

Për ngjarjen dyshohet Valon Ramushi, bashkëshorti i Nafije Bogujevcit, i cili pas krimit është vetëdorëzuar në polici.

Sipas informacioneve të publikuara, Ramushi është i angazhuar në fushën e biznesit në zonën e Gjilanit. Ai raportohet se zotëron një kompani, si dhe një lagje banimi në Makresh.

Nga të dhënat paraprake të bëra publike nga Policia, Egzon Bogujevci u gjet i pajetë brenda një automjeti. Ndërsa motra e tij, Nafije Bogujevci, dyshohet se është qëlluar me të njëjtën armë zjarri dhe është dërguar në Emergjencën e Gjilanit pa shenja jete.

Ngjarja e rëndë ka tronditur zonën, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e vrasjes së dyfishtë dhe për të përcaktuar motivin e mundshëm.

Të fundit