Flash News

Rajoni

Video/ Shqiptari futet me makinë brenda lokalit në Selanik, plagosen 3 persona

Video/ Shqiptari futet me makinë brenda lokalit në Selanik, plagosen 3

Një ngjarje e rëndë u regjistrua në një lokal në zonën e Evosmos, në Selanik të Greqisë, pasi një automjethyri brenda ambientit ku ndodheshin dhjetëra klientë.

Sipas mediave greke, automjeti ka përplasur tavolinat dhe ka marrë përpara disa prej personave që ndodheshin në lokal.

Pamjet e publikuara tregojnë klientët të ulur në tavolina, ndërsa makina futet brenda ambientit me shpejtës, duke shkaktuar panik dhe kaos.

Pas përplasjes, klientët e tronditur janë përpjekur të ndalojnë drejtuesin e automjetit, i cili ka tentuar të largohet duke lëvizur makinën në drejtim të kundërt.

Si pasojë e incidentit, tre klientë kanë mbetur të plagosur. Njëri prej tyre është transportuar në Qendrën Shëndetësore të Diavatës, ndërsa dy të tjerët janë dërguar në spitalin AHEPA të Selanikut, megjithatë gjendja shëndetësore e tyre është jashtë rrezikut për jetën.

Në drejtimin e automjetit ndodhej një 45-vjeçar me shtetësi shqiptare dhe pas kontrolleve të kryera nga autoritetet, ai rezultoi nën ndikimin e alkoolit në momentin e aksidentit.

Rrethanat e plota të ngjarjes po hetohen nga autoritetet greke.

 

Të fundit