Flash News

Kosova

Ultimatumi i Kurtit: Pa president sot, Kosova shkon në zgjedhje të reja

Ultimatumi i Kurtit: Pa president sot, Kosova shkon në zgjedhje të

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar se vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja nëse Kuvendi nuk arrin të zgjedhë presidentin brenda ditës së sotme.

Kurti e cilësoi zgjedhjen e kreut të shtetit si çështjen më urgjente për institucionet e Kosovës, duke theksuar se dështimi i procesit do të sillte shpërndarjen e Kuvendit dhe nisjen e një procesi të ri zgjedhor.

“Pa president sot, Kosova është në zgjedhje dhe pa institucione”, deklaroi Kurti.

Kreu i qeverisë kundërshtoi gjithashtu që ndryshimet ligjore për Gjykatën Speciale të vendosen përpara zgjedhjes së presidentit. Sipas tij, çështja e ish-krerëve të UÇK-së që po përballen me proceset gjyqësore në Hagë kërkon një angazhim më të gjatë dhe një qasje të përbashkët institucionale.

Kurti argumentoi se miratimi i një projektligji nuk do të prodhonte rezultate të menjëhershme në këtë drejtim, ndërsa institucionet duhet të jenë të përgatitura për një proces që, sipas tij, do të kërkojë kohë dhe përkushtim.

“Çështja atje do marrë kohë e angazhim e besa shumë nerva dhe nuk do të bëjmë kurrfarë mrekullie brenda natës pse votojmë një projektligj. Duhet të jemi të përgatitur të gjithë”, u shpreh ai.

Të fundit