Flash News

Bota

Trump njofton armëpushim energjetik mes Rusisë dhe Ukrainës

 

Trump njofton armëpushim energjetik mes Rusisë dhe Ukrainës

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar arritjen e një marrëveshjeje për armëpushim në sektorin energjetik mes Rusisë dhe Ukrainës, duke deklaruar se ajo ka hyrë në fuqi menjëherë dhe se të dyja palët kanë rënë dakord.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Trump u bëri thirrje Moskës dhe Kievit që të respektojnë marrëveshjen dhe të shmangin çdo veprim që mund ta vërë atë në rrezik.

“Me efekt të menjëhershëm, ekziston një ARMËPUSHIM ENERGJIK në Luftën midis Rusisë dhe Ukrainës. Të dyja palët kanë rënë dakord. Mos e prishni atë! Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje. Presidenti DONALD J. TRUMP”, shkruan ai.

Të fundit