Flash News

Bota

Trump njoftoi armëpushimin, Zelensky e mbështet: Presim detajet nga SHBA

Trump njoftoi armëpushimin, Zelensky e mbështet: Presim detajet nga

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka shprehur mbështetjen e Kievit për armëpushimin që synon objektivat energjetike, të njoftuar nga presidenti amerikan Donald Trump. Ai ka theksuar se zbatimi i kësaj nisme kërkon angazhimin edhe të Rusisë.

Përmes një reagimi në rrjetin social X, Zelensky deklaroi se Ukraina është pro armëpushimit, duke nënvizuar rëndësinë që edhe Moska të pranojë të njëjtat kushte.

Kreu i shtetit ukrainas bëri të ditur se vendi i tij po pret nga pala amerikane më shumë informacion mbi kushtet e marrëveshjes dhe mënyrën se si do të zbatohet ajo.

Zelensky theksoi gjithashtu se Kievi mbështet çdo hap që synon uljen e tensioneve, mbrojtjen e jetëve njerëzore dhe krijimin e kushteve për përfundimin e luftës.

Sipas tij, objektivi mbetet arritja e një paqeje të qëndrueshme, ndërsa mbetet për t'u parë nëse Rusia do t'i bashkohet nismës dhe si do të konkretizohet armëpushimi për infrastrukturën energjetike.

Të fundit