Flash News

Bota

Trump kundër Zelenskyt: Ukraina duhet të ketë president të ri që të bëjë marrëveshje me Rusinë

Trump kundër Zelenskyt: Ukraina duhet të ketë president të

Presidenti amerikan Donald Trump ka ashpërsuar qëndrimin ndaj homologut ukrainas Volodymyr Zelensky dhe ka deklaruar se Ukraina duhet të ketë një president të ri, i cili të jetë i gatshëm të arrijë një marrëveshje për t'i dhënë fund luftës me Rusinë.

Në një deklaratë të fundit, Trump kritikoi udhëheqjen ukrainase për vazhdimin e sulmeve ndaj rafinerive ruse të naftës. “Unë sugjeroj që ata të gjejnë një udhëheqës të ri që mund të bëjë një marrëveshje. Ai pati shumë mundësi për të bërë marrëveshje, por nuk bëri asnjë”, deklaroi presidenti amerikan.

Deklaratat e tij vijnë pas një marrëveshjeje mes Uashingtonit dhe Moskës për furnizimin me naftë, e cila ka shkaktuar reagime të forta nga Kievi. Trump ka argumentuar se rritja e furnizimit me karburant do të ndihmojë në uljen e çmimeve në tregjet amerikane dhe ndërkombëtare.

Sipas raportimeve, administrata amerikane i kishte kërkuar Ukrainës të ndalte sulmet ndaj rafinerive ruse. Nga ana e tij, Zelensky kishte propozuar një marrëveshje reciproke, sipas së cilës Kievi do të ndërpriste goditjet ndaj objekteve energjetike ruse nëse Moska ndalonte sulmet ndaj infrastrukturës energjetike ukrainase. Propozimi nuk u pranua nga pala ruse, ndërsa Uashingtoni vijoi me marrëveshjen për furnizimin me karburant.

Presidenti ukrainas e ka kritikuar ashpër këtë marrëveshje, duke paralajmëruar se të ardhurat nga shitjet e produkteve të naftës do të forcojnë Rusinë dhe do të ndihmojnë financimin e luftës.

“Dhuratat për Putinin nuk do të sjellin paqe apo ndonjë përfitim për botën e civilizuar”, deklaroi Zelensky, duke argumentuar se lehtësimi i kufizimeve ndaj eksporteve ruse të naftës, pa hapa konkretë për uljen e tensioneve, rrezikon të zgjasë konfliktin.

 Mosmarrëveshjet për sulmet ndaj infrastrukturës energjetike ruse dhe marrëveshja e re për furnizimin me karburant kanë thelluar dallimet mes dy palëve lidhur me strategjinë për t'i dhënë fund konfliktit.

Të fundit