Flash News

Bota

Të shtëna me armë në Zvicër, një i vrarë dhe pesë të plagosur

Një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur pasi të shtëna me armë u raportuan gjatë natës në veri të Zvicrës, bëri të ditur policia lokale, raporton BBC.

Policia Kantonale e Aargaut njoftoi se ka nisur një operacion për kapjen e autorit, i cili ende nuk është identifikuar.

“Kërkimi për autorin e panjohur është duke u zhvilluar”, deklaroi policia, duke shtuar se motivi i mundshëm dhe rrethanat e sakta të ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Të fundit