Flash News
Përshkallëzohet protesta, policia nis shoqërimet e dhunshme të studentëve
Policia nis hedhjen e gazit lotsjellës dhe ujit me presion
Policia e Shtetit e përfshirë në shkelje masive dhe të koordinuara të të drejtave të njeriut
Tensione të forta në Lezhë, i mituri bie në tokë i gjakosur, pas ndjekjes nga policia (video)
Video/ "Ata janë fëmijët tanë", qytetari i del përballë efektivit: Shporruni! Kjo rini s’ka frikë

Ndërsa Shqipëria përballej me një nga sezonet më problematike të zjarreve të viteve të fundit dhe protestat kundër qeverisë vijonin në rrugët e Tiranës, kryeministri Edi Rama nuk ndryshoi planet e tij nga rutina e zakonshme e verës.
Pushime në Jug, xhiro me skaf, darka me personazhe të njohura ndërkombëtare, rrjetet sociale dhe... propagandë.
Në anën tjetër, në terren, vendi përballej me protestat qytetetare, zjarret, ndërsa episod pas episodi shtoheshin edhe ngjarjet që nxirrnin në pah mënyrën se si funksionon shteti dhe institucionet.
Në pak javë, vera e Ramës prodhoi një seri episodesh që kanë ushqyer debatin politik: zjarret që përfshinë zona të mëdha të vendit dhe iu afruan edhe Surrelit, mungesa e kapaciteteve të mjaftueshme për ndërhyrje nga ajri, zjarri në Krujë, përplasja e raportuar në Vuno mes gazetarit Arjan Konomi dhe pjesëtarëve të eskortës së kryeministrit, ndërsa në rrjetet sociale kryeministri vijonte të promovonte imazhin e një Shqipërie turistike dhe të suksesshme.
Shqipëria i kërkonte dorëheqjen, Rama me skaf në Dhërmi

Në fillim të gushtit, ndërsa Shqipëria hynte në një verë të nxehtë jo vetëm për temperaturat, por edhe për zhvillimet politike, Edi Rama zgjidhte Jugun për të vijuar pushimet.
Në atë kohë, protesta qytetare kundër qeverisë kishte hyrë në ditën e 66-të. Për gati dy muaj, qytetarë të mbledhur para Kryeministrisë kërkonin dorëheqjen e Edi Ramës.
Ndërsa protestuesit vijonin të qëndronin në rrugë dhe të përcillnin mesazhet e tyre kundër kryeministrit, Rama shfaqej në një tjetër realitet.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale e tregonin atë në një skaf në ujërat e Dhërmiut, me kapele dhe syze dielli.
Protesta, që kishte nisur prej javësh dhe ishte kthyer në një prani të përditshme para Kryeministrisë, nuk e ndërpreu rutinën verore të kreut të qeverisë. Përkundrazi, pamjet nga Dhërmiu sollën një tjetër moment përplasës mes asaj që ndodhte në rrugë dhe imazhit që kryeministri përcillte nga pushimet.
Flakët iu afruan Surrelit, por Rama zgjodhi propagandën

Por vera e Ramës do të merrte një tjetër dimension vetëm pak ditë më vonë.
Ndërsa ai vijonte të shfaqej duke pushuar në Jug, Shqipëria do të përballej me një valë të fortë zjarresh, me dhjetëra vatra në qarqe të ndryshme dhe me qindra forca të angazhuara në terren.
Dhe në një prej netëve më të vështira, flakët do t'i afroheshin edhe Surrelit, zonës ku ndodhet rezidenca e kryeministrit.
Era e fortë dhe terreni i vështirë e komplikuan ndërhyrjen e strukturave në terren, ndërsa zjarri u pa edhe nga zona të ndryshme të kryeqytetit.
Forcat zjarrfikëse, Forcat e Armatosura, strukturat e emergjencave dhe mjetet ajrore u angazhuan për të frenuar flakët.
Por ndërsa vendi luftonte me zjarret, postimet e Ramës në rrjetet sociale nuk u fokusuan te situata alarmante.
Në një prej tyre ai shkruante:
“Mirëmëngjes dhe me energjinë nga Bjeshkët e Dobërdolit, ju uroj një ditë të mbarë.”
Në një tjetër postim, vëmendja ishte te sezoni turistik dhe masat për sigurinë e turistëve.
Pra, ndërsa zjarri kishte prekur rrethinat e kryeqytetit dhe i ishte afruar zonës ku jeton kryeministri, komunikimi publik i Ramës vijonte të ishte ai i një Shqipërie që shfaqet si destinacion turistik dhe vend i sigurt për pushime.

Kruja digjej prej ditësh, Rama reklamonte turistët
Një tjetër episod që nxori në pah kontrastin mes realitetit në terren dhe komunikimit të kryeministrit ishte situata në Krujë.
Për ditë me radhë, zona e Abazajt u përball me zjarre që rrezikonin edhe banesat.
Në terren punonin forcat zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencave, ndërsa përballja me flakët nxori sërish në pah nevojën për mjete të specializuara dhe ndërhyrje nga ajri.
Por në komunikimin e tij publik, Rama zgjodhi një tjetër pamje të Krujës.
Ai publikoi një video nga Muzeu “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, duke e shoqëruar me mesazhin:
“Mirëmëngjes dhe me këtë atmosferë turistësh në Muzeun ‘Gjergj Kastrioti Skënderbeu’ në Krujë, ju uroj një ditë të mbarë.”

Një paradoks që ndërsa një pjesë e qytetit luftonte me flakët, në rrjetet sociale të kryeministrit shfaqej Kruja turistike.
Nga skafi te darka me Alex Soros

Në të njëjtën periudhë, në media qarkulloi edhe një fotografi e Edi Ramës në shoqërinë e Alex Soros.
Imazhi u komentua gjerësisht për shkak të figurës së djalit të miliarderit George Soros dhe rolit që familja Soros ka pasur prej vitesh në debatet politike amerikane.
Ky takim merr një tjetër dimension për shkak të marrëdhënieve politike të Ramës me rrethin e presidentit amerikan Donald Trump dhe përplasjes së fortë që presidenti amerikan ka pasur prej vitesh me rrjetin e George Soros.
Vetë Rama ka folur më herët për protestat në Shqipëri, duke pretenduar se pas tyre qëndrojnë edhe faktorë që ai i ka cilësuar si “armiq të Trump”, duke iu referuar në mënyrë indirekte rrjetit të Soros.
Në këtë kontekst, fotografia e re që tregon takimin me Alex Soros ka nxitur pikëpyetje dhe reagime në rrjet, veçanërisht për shkak të kontrastit mes afrimit të Ramës me rrethin e Trump dhe kontakteve të tij me familjen Soros.
Përplasja me gazetarin në Vuno

Por pushimet e kryeministrit nuk kaluan pa një tjetër episod të debatueshëm.
Në Vuno, gazetari dhe publicisti Arjan Konomi u përfshi në një incident me pjesëtarë të eskortës së Edi Ramës dhe më pas u shoqërua në Komisariatin e Himarës.
Sipas versionit të bërë publik nga Konomi, gjithçka nisi për shkak të parkimit të automjeteve të eskortës së kryeministrit.
Ai pretendon se kishte parë automjetet e eskortës të parkuara në një zonë ku ndalohet parkimi, ndërsa vetëm pak orë më herët, sipas tij, policia kishte gjobitur automjetet e banorëve të Vunoit.
Konomi tha se nisi të filmonte me telefon dhe pyeti efektivët pse nuk gjobitej edhe eskorta e kryeministrit.
Sipas rrëfimit të tij, Rama e thirri për të biseduar, por situata u tensionua pas ndërhyrjes së bashkëshortes së kryeministrit, Linda Rama.

Konomi pretendon gjithashtu se pjesëtarë të eskortës i morën telefonin dhe i fshinë videot që kishte regjistruar, përpara se ai të shoqërohej në komisariat.
Kështu, në një vend ku qeveria kërkon të shesë imazhin e një Shqipërie turistike, moderne dhe europiane, kontradikta me realitetin e kësaj vere ishte e pashmangshme.
Rama mund të ketë qenë me pushime, por pushimet e tij nuk e ndalën prodhimin e skandaleve dhe as debatet për mënyrën se si qeveriset vendi./ S.GJ-Politiko.al
Të fundit
Tensionet në protestën e studentëve, mbyllet Ambasada e Izraelit në Tiranë
16 October 2026, 13:22
Policia nis hedhjen e gazit lotsjellës dhe ujit me presion
16 October 2026, 13:13
Policia e Shtetit e përfshirë në shkelje masive dhe të koordinuara të të drejtave të njeriut
16 October 2026, 12:59
Mesazhi i ish-profesorit nga protesta: Mos dhunoni studentët e mi, janë fëmijët tuaj!
16 October 2026, 11:52
Video/ "Po shkoja në punë?", momenti kur policia shoqëron me forcë të riun
16 October 2026, 11:46
"O hale, vemje", plas sherri në Facebook mes Ballës dhe ish-zv.ministrit të Ramës
16 October 2026, 11:34
Protesta studentore, Këshilli Ndërfetar thirrje institucioneve: Qytetarët të dëgjohen
16 October 2026, 11:19
"Rama në burg, Beneti në burg"/ Sulmohet selia e PS-së në Shkodër
16 October 2026, 11:00
Video/ Efektivët tentojnë t'iu bëjnë pritë, studentët e Mjekësisë çajnë kordonin policor
16 October 2026, 10:53
SPAK merr zyrtarisht nën hetim Olta Xhaçkën, dyshime për korrupsion dhe pastrim parash
16 October 2026, 10:41
“Kush je ti të më tregosh punën mua”/ Gazetari përplaset me drejtorin e Policisë së Tiranës
16 October 2026, 10:28
"The Times" jehonë protestave: Mbretërimi 13-vjeçar i Ramës përballë revoltës studentore
16 October 2026, 10:11
Nga Veriu në Jug, gjimnazistë dhe studentë zbresin në shesh: Rama jep dorëheqjen!
16 October 2026, 09:55
Video/ Kush janë personat e maskuar që futen në automjetet e policisë?
16 October 2026, 09:42
BIRN: Policia humbi kontrollin e territorit dhe tregoi mungesë profesionalizmi
16 October 2026, 08:51
Protestojnë kundër tij, Rama gjen fajtorin e radhës: Janë duart e huaja, jo studentët
16 October 2026, 08:33
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
16 October 2026, 07:59
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, 45-vjeçari përfundon në spital
15 October 2026, 22:58
'The New York Times' për protestat në Tiranë: Zemërimi i studentëve, revoltë kundër Ramës
15 October 2026, 22:32
Protesta e studentëve, Ahmetaj: Rama është takuar me Belinda Ballukun te “Vila e Kuqe”!
15 October 2026, 22:14
Shpërthim me tritol në banesën e policit të kriminalistikës në Shkodër, familjarët brenda
15 October 2026, 21:43
Ahmetaj: Rama ka hyrë në agoni politike, protesta studentore do ta arrijë objektivin
15 October 2026, 21:25
Iu thye këmba nga policia në protestë, flet i riu: Ndjeva që u përplasa fuqishëm
15 October 2026, 21:01
Protestuesit i vënë flakën hyrjes së Ministrisë së Ekonomisë
15 October 2026, 20:39
Tensione te Ministria e Brendshme, hidhet gaz lotsjellës nga tarraca
15 October 2026, 20:24
Video/ Policia e Shtetit "kthehet në bandë" pa uniformë, "rrëmben" të riun me furgon pa logo
15 October 2026, 20:07
Efektivët shihen duke hedhur gurë drejt të rinjve protestues
15 October 2026, 19:40
Fotolajm/ Flakët përfshijnë Bulevardin, polici "ngrohet"
15 October 2026, 19:24
Fëmijët e të tjerëve
15 October 2026, 19:14
Digjet kioska përballë Piramidës, zjarrfikësja nuk ndërhyn
15 October 2026, 18:36
Berisha ultimatum Ramës: Zgjidh fatin e Ramiz Alisë, dhe jo të Çausheskut
15 October 2026, 18:21
Sulmi me gaz lotsjellës, i riu humb ndjenjat në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
15 October 2026, 18:08
Video/ Sërish tensione te Kryeministria, policia hedh gaz lotsjellës, protestuesit me gurë
15 October 2026, 17:57
Gazi lotsjellës 'pushton' bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
15 October 2026, 17:36
Skënder Hita mbron përdorimin e gazit lotsjellës në zonat e banuara: Ishte i domosdoshëm
15 October 2026, 16:34
Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë, policia i shpërndan me gaz lotsjellës
15 October 2026, 15:57
Policia kërcënon prindërit: Do të mbani përgjegjësi për çfarë bëjnë fëmijët
15 October 2026, 15:47
Sulmuan policin, efektivët tërheqin zvarrë protestuesit në Shkodër
15 October 2026, 15:37
Eurodeputetja Salis: Revolta kundër qeverisë Rama mund të shënojë pikë kthese për Shqipërinë
15 October 2026, 15:12
Mëngjesi, gjumi dhe aktiviteti fizik, si të përballoni më mirë stresin
15 October 2026, 15:08
Familjarët i çojnë për të ngrënë policit në krye të detyrës, fëmija i vogël e përqafon
15 October 2026, 14:55
Sulmohet banka në qendër të Tiranës
15 October 2026, 14:46
Efektivët gjuajnë me gurë protestuesit pranë selisë së PS-së
15 October 2026, 14:26
Fotolajm/ Policia në mbrojtje të pushtetit, si u dhunuan dhe u tërhoqën zvarrë gjimnazistët
15 October 2026, 14:17
Bizneset: Të mbrohet prona, policia të garantojë sigurinë
15 October 2026, 14:15
Përfshihet nga flakët një banesë pranë Ministrisë së Arsimit
15 October 2026, 13:39
Protestuesit sulmojnë selinë e Partisë Socialiste
15 October 2026, 13:33
TG7: Shqipëria përflaket nga zemërimi i studentëve
15 October 2026, 13:21
Tensione te bashkia e Shkodrës, policia shoqëron protestuesit
15 October 2026, 13:00
Berisha ultimatum Ramës: Jep dorëheqjen! Është kërkesa e mbarë shqiptarëve
15 October 2026, 12:52
Tri ditë heshtje, zgjohet Mirela Kumbaro, asnjë fjalë për dhunën ndaj studentëve
15 October 2026, 12:35
Protestat në Tiranë, pezullohet transporti publik
15 October 2026, 12:28
Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve kërkojnë hetim për dhunën policore ndaj mediave
15 October 2026, 12:21
Tubimi përpara Parlamentit, policia i shpërndan me gaz protestuesit
15 October 2026, 12:12
Policia u kërkon prindërve të mbrojnë fëmijët, po nga dhuna e shtetit kush do t’i mbrojë?
15 October 2026, 12:05
Thellohet kriza, bankat mbyllin degët në Tiranë
15 October 2026, 12:05
Protesta në Tiranë, policia: 55 protestues në pranga, 98 nën hetim
15 October 2026, 11:51
Shqipëria 'zien' nga protestat, Rama nuk lëshon karrigen: Nuk e jap dorëheqjen
15 October 2026, 11:46
Të rinjtë thyejnë derën e Ministrisë së Ekonomisë
15 October 2026, 11:39
Vijon revolta, studentët marshojnë drejt Kuvendit
15 October 2026, 11:35
Denoncimi i studentëve: Kujdes, civilët po ju filmojnë dhe ju pyesin ku do të shkoni
15 October 2026, 11:27
PD kërkon dorëheqjen e Ramës dhe zgjedhje të parakohshme
15 October 2026, 11:10
Tensionohet protesta dhe në Korçë, të rinjtë shkatërrojnë sinjalistikën e rrugëve
15 October 2026, 10:53
Edi Rama braktis shtetin
15 October 2026, 10:47
Vendosen blloqe me tulla para Kryeministrisë
15 October 2026, 10:29
Policia u vihet pas gjimnazistëve, i ndalon dhe iu kontrollon çantat
15 October 2026, 10:22
Protesta/ Të rinjtë thyejnë xhamat e ministrisë së Infrastrukturës
15 October 2026, 10:12
Delegacioni i BE-së reagon pas përshkallëzimit të protestës
15 October 2026, 10:02
Rama përballë zemërimit të qytetarëve
15 October 2026, 09:55
SPAK sekuestron telefonin e bashkëshortit të Ogerta Manastirliut
15 October 2026, 09:43
Tirana renditet si qyteti me koston e jetesës më të papërballueshme në Evropë
15 October 2026, 09:37
Bojkot masiv! Studentët dhe gjimnazistët në revoltë; ç'po ndodh në Tiranë dhe rrethe
15 October 2026, 09:27
Zgjerohet protesta e të rinjve, nxënësit e “Ismail Qemalit” bojkotojnë mësimin
15 October 2026, 09:16