Flash News

Rajoni

“Serbia po grumbullon armë sulmi”, Kroacia jep alarmin: Ushtroni presion mbi Beogradin

Janë përshkallëzuar ndjeshëm tensionet politike mes Kroacisë dhe Serbisë pas deklaratave të zyrtarëve të lartë kroatë për forcimin e shpejtë të kapaciteteve ushtarake të Serbisë.

Zagrebi po këmbëngul që partnerët e tij perëndimorë të informohen dhe të ushtrojnë presion politik ndaj Beogradit.

Kryetari i Parlamentit kroat, Gordan Jandrokovic, dhe ministri i Mbrojtjes, Ivan Anushic, kanë shprehur hapur shqetësimin për modernizimin ushtarak të Serbisë dhe kanë kërkuar që kjo çështje t’u përcillet aleatëve të Kroacisë.

Duke folur para ambasadorëve, konsujve dhe atasheve ushtarakë kroatë në konferencën vjetore në Zagreb, Jandrokovic tha se Serbia nuk po investon vetëm në kapacitete mbrojtëse.

 “Serbia po armatoset jo vetëm me armë mbrojtëse, por edhe me armë ofensive, sulmuese. Dhe këtë duhet t’ua themi aleatëve tanë perëndimorë”, deklaroi ai.

Të fundit