Flash News
GJKKO shpërfill thirrjet e organizatave ndërkombëtare, hyn në fuqi rregullorja që kufizon median
Nga sot, pritet të reduktohen autobusët; shoqatat kërkojnë kompensimin e karburantit
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Pas qindra viktimave, shfaqet kërcënimi i ri pranë kufirit Nepal-Tibet
E zuri korrenti teksa rregullonte depozitën e ujit, humb jetën 27-vjeçari në Kamëz
Serbia përgatitet për Schengen, por nuk planifikon t’i vendosë viza Rusisë

Serbia planifikon që deri në fund të vitit 2027 të jetë “e gatshme për t’iu bashkuar zonës Schengen”, por “nuk është duke shqyrtuar” vendosjen e vizave për shtetasit rusë.
Që një vend të bëhet pjesë e zonës Schengen, ndër të tjera, duhet ta harmonizojë politikën e vizave me atë të Bashkimit Evropian.
Për Serbinë, kjo do të nënkuptonte heqjen e regjimit pa viza me disa shtete, përfshirë Rusinë.
“Për momentin, ky nuk është prioritet dhe as diçka që e kemi në plan të parë. Ne po ecim gradualisht drejt harmonizimit”, thotë për Radion Evropa e Lirë Velko Odalloviq, i cili udhëheq një trup koordinues, të krijuar së fundmi për anëtarësimin e Serbisë në zonën Schengen.
Odalloviq kujton se harmonizimi i politikës së vizave është një nga kërkesat që Komisioni Evropian ia ka parashtruar Serbisë prej kohësh dhe se ajo nuk lidhet vetëm me Rusinë, por edhe me disa vende të tjera.
“Ne, sigurisht, nuk do të veprojmë si Mali i Zi, i cili e ka bërë dhe paralajmëruar këtë, sepse ai, mësa duket, tashmë ka marrë sinjale se kur do të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Ne, për fat të keq, nuk po marrim sinjale të tilla për momentin”, thotë Odalloviq.
Mali i Zi do të vendosë nga nëntori viza për shtetasit e Rusisë, Turqisë, Kinës, Bjellorusisë dhe Arabisë Saudite.
Me këtë hap, ky vend harmonizon politikën e tij të vizave me atë të Brukselit.
Mali i Zi konsiderohet vendi me gjasat më të mëdha për t’u bërë anëtar i BE-së deri në fund të kësaj dekade.
Serbia, ndërkohë, vazhdon të ngecë në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Që nga viti 2021, ajo nuk ka hapur asnjë kapitull të ri negociues me BE-në.
Nënkryetari i organizatës joqeveritare Lëvizja Evropiane në Serbi, Vlladimir Megjak, thotë për Radion Evropa e Lirë se është joreale të pritet që Serbia të jetë e gatshme për t’iu bashkuar zonës Schengen deri në fund të vitit 2027.
Sipas tij, para kësaj, vendi duhet të ndërmarrë një sërë hapash politikë dhe teknikë.
“Si fillim, Serbia duhet ta harmonizojë politikën e vizave me Bashkimin Evropian. Por, përderisa nuk vendos viza për Rusinë, kjo thjesht nuk mund të merret seriozisht”, thotë ai.
Shtetasit rusë mund të qëndrojnë në Serbi pa vizë deri në 30 ditë.
Një numër i madh rusësh janë zhvendosur në Serbi që nga viti 2022, kur Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, në fund të vitit 2025, rusët përbënin grupin më të madh të shtetasve të huaj me leje qëndrimi në Serbi - rreth 62 mijë.
Megjak shton se, edhe sikur Serbia të vendoste tani viza për shtetasit rusë, “ky do të ishte një hap i madh, por vendi ende nuk do ta kishte nivelin e nevojshëm të besimit për t’u bërë pjesë e zonës Schengen”.
“Çështje të ndjeshme”
Zona Schengen mundëson lëvizjen e lirë ndërmjet shteteve anëtare, pa kontrolle në kufijtë e brendshëm, për më shumë se 450 milionë njerëz.
Përveç 25 vendeve nga Bashkimi Evropian, pjesë e Schengenit janë edhe vendet anëtare të Shoqatës Evropiane të Tregtisë së Lirë: Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra.
Synimin që Serbia të jetë e gatshme për t’iu bashkuar zonës Schengen deri në vitin 2027 e bëri publik fillimisht ministri për Integrime Evropiane, Nemanja Staroviq.
“Ne kemi Planin tonë të Veprimit [për anëtarësimin e Republikës së Serbisë në zonën Schengen], të cilin synojmë ta zbatojmë plotësisht deri në fund të vitit 2027, në mënyrë që të jemi të gatshëm për t’iu bashkuar zonës Schengen”, tha ai për Radio Beogradin më 10 gusht.
Por, i pyetur më vonë nga mediat ruse nëse kjo nënkupton edhe vendosjen e vizave për shtetasit rusë, Staroviq tha se një gjë e tillë “nuk po shqyrtohet”.
Për lëshimin e vizave dhe zbatimin e politikës së vizave është përgjegjëse Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë, e cila nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë nëse Serbia po përgatitet që brenda një viti e gjysmë të vendosë viza për shtetasit rusë.
Odalloviq thotë se këto janë “çështje shumë të ndjeshme” dhe se autoritetet do t’i trajtojnë si të tilla.
“Kur të hyjmë në fazën përfundimtare të përgatitjeve, do të duhet ta kemi harmonizuar regjimin e vizave me Bashkimin Evropian”, thotë ai.
Cili është, atëherë, plani i Serbisë?
Në fillim të gushtit, Qeveria e Serbisë formoi një ekip të posaçëm, të udhëhequr nga Ministria e Punëve të Brendshme, me synimin që të përmbushen kushtet për anëtarësim në zonën Schengen.
“Trupi Koordinues, të cilin e drejtoj, është një mekanizëm ndërinstitucional. Përveç përfaqësuesve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në të bëjnë pjesë edhe 12 përfaqësues të institucioneve dhe organeve të tjera të Serbisë”, shpjegon Odalloviq.
Vendeve fqinje të Serbisë, edhe pse anëtare të Bashkimit Evropian, u janë dashur vite për t’u bërë pjesë e zonës Schengen.
Kroacia ka pritur dhjetë vjet, ndërsa Bullgaria dhe Rumania gati dy dekada.
I pyetur se çfarë pret Serbia nga ky proces, Odalloviq thotë se autoritetet janë të vetëdijshme se bëhet fjalë për një proces që “do të zgjasë” dhe se nevojitet shumë punë për harmonizimin me rregullat e BE-së.
“Sigurisht që nuk do të jemi pjesë e zonës Schengen derisa t’i përmbushim standardet e saj”, thotë ai.
“Do të tregojmë përkushtimin dhe gatishmërinë tonë si për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ashtu edhe për hyrjen në zonën Schengen. Ky është synimi ynë dhe në asnjë moment nuk e lëmë në plan të dytë”, shton Odalloviq.
Serbia, aktualisht, ka regjim pa viza me Bashkimin Evropian.
Shtetasit e saj mund të udhëtojnë pa viza në zonën Schengen dhe të qëndrojnë atje deri në 90 ditë brenda çdo periudhe prej 180 ditësh.
Çfarë thotë Bashkimi Evropian?
Kjo nuk është hera e parë që Serbia ngre çështjen e anëtarësimit në zonën Schengen.
Në maj të këtij viti, ajo i bëri thirrje Bashkimit Evropian që ta hapë zonën Schengen për vendet e Ballkanit Perëndimor që janë kandidate për anëtarësim në BE.
Komisioni Evropian tha atëkohë për Radion Evropa e Lirë se vendet e treta mund të bëhen pjesë e zonës Schengen në kuadër të procesit të zgjerimit të BE-së.
Në raste të veçanta, ato mund të anëtarësohen edhe përmes një marrëveshjeje asociimi me BE-në dhe një marrëveshjeje të veçantë me shtetet që tashmë janë të asociuara me zonën Schengen.
Sipas një zëdhënësi të BE-së, zbatimi i plotë i rregullave të Schengenit, përfshirë heqjen e kontrolleve në kufijtë e brendshëm, mund të bëhet vetëm pas një vendimi unanim të Këshillit të BE-së.
Para kësaj, duhet të konfirmohet se vendi i plotëson të gjitha kushtet e nevojshme teknike.
Komisioni Evropian i bën vazhdimisht thirrje Serbisë që ta harmonizojë politikën e vizave me atë të BE-së, duke zvogëluar - ndër të tjera - rrezikun e migrimit të parregullt dhe keqpërdorimit të regjimit pa viza.
Serbia, prej vitesh, u reziston edhe thirrjeve të Bashkimit Evropian - anëtare e të cilit synon të bëhet - për t’iu bashkuar sanksioneve ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.
“Iluzion i një vizioni”
Megjak thekson se, përveç përmbushjes së një sërë kushtesh teknike për hyrjen në zonën Schengen, nevojitet edhe një nivel i lartë besimi nga shtetet anëtare, në mënyrë që ato t’ia besojnë një vendi ruajtjen e kufijve dhe sigurisë së përbashkët.
Sipas tij, kjo kërkon sundim të ligjit, si dhe besim të vendeve anëtare në sistemin gjyqësor, policinë dhe strukturat e sigurisë të vendit që synon t’i bashkohet Schengenit.
“Hyrja në Schengen do të thotë kontroll i përbashkët i sigurisë. Kjo do të nënkuptonte, për shembull, që Serbia të garantonte sigurinë edhe në Kroaci”, thotë Megjak.
“Unë nuk shoh se ky regjim mund ta bëjë këtë. Vendet anëtare, aktualisht, kanë aq pak besim tek ai, saqë nuk po ia hapin as një kapitull të ri në negociatat për anëtarësim”, shton ai.
Sipas tij, çelësi i integrimit evropian është përputhshmëria e elitave politike me vlerat dhe standardet e BE-së.
“Elita jonë aktuale politike, me të gjitha veprimet e saj, ka treguar se është më e afërt me Rusinë, Bjellorusinë dhe vendet e Azisë Qendrore...”, thotë Megjak.
Për këtë arsye, sipas tij, autoritetet në Serbi po e përdorin edhe çështjen e Schengenit për t’iu ofruar qytetarëve një “iluzion të një vizioni” për të ardhmen.
“Flasin për këtë sepse nuk u kushton asgjë. Pushteti vazhdimisht kërkon një alternativë për faktin se nuk po arrin ta fusë Serbinë në Bashkimin Evropian... sikur në këtë mënyrë po përpiqet t’u thotë qytetarëve: nuk jemi ne ata që kemi gabuar”, thotë Megjak.
Në korrik, Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë, në të cilën vlerësoi se Serbia ka shënuar regres në sundimin e ligjit, demokraci dhe harmonizimin me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian./ REL
Të fundit
Vrau italianen dhe plagosi 5 të rinj në Zvicër, arrestohet 43-vjeçari
1 September 2026, 11:11
Zhupa: Bashkëshorti i Kumbaros merrte honorare nga AADF kur hartohej ligji për Trashëgiminë
1 September 2026, 11:02
Liverpool zyrtarizon goditjen e madhe, Barcola transferohet nga PSG
1 September 2026, 10:51
Vrasje për hakmarrje, pas 30 vitesh ka një fajtor për vdekjen e Tupac Shakur
1 September 2026, 10:30
Ndryshime në drejtimin e policisë në disa qarqe, ja lëvizjet
1 September 2026, 10:19
Vdekja e 36-vjeçares shtatzënë, nis procedimi penal për 3 mjekë në Pogradec
1 September 2026, 10:09
Shqipëria, një “fshat i madh”, vetëm 6 bashki klasifikohen si “qytet”
1 September 2026, 09:50
GJKKO shpërfill thirrjet e organizatave ndërkombëtare, hyn në fuqi rregullorja që kufizon median
1 September 2026, 09:41
Situatë kritike nga zjarri në Ulëz të Matit
1 September 2026, 09:27
Maqedonia e Veriut ul çmimin e naftës, Shqipëria në vendnumëro, qeveria pa masa lehtësuese
1 September 2026, 09:20
BIRN: Drafti i qeverisë për VNM-të ngre pikëpyetje për mbrojtjen e natyrës
1 September 2026, 09:05
Nga sot, pritet të reduktohen autobusët; shoqatat kërkojnë kompensimin e karburantit
1 September 2026, 08:50
Këmbimi valutor, me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
1 September 2026, 08:37
Ushqimi po “gllabëron” ekonominë: Shqipëria shpenzon për ushqime mbi 3 herë më shumë se BE-ja
1 September 2026, 08:23
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
1 September 2026, 08:09
Kthjellime dhe reshje të dobëta në zonat malore, parashikimi i motit për sot
1 September 2026, 07:56
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
1 September 2026, 07:44
Pas qindra viktimave, shfaqet kërcënimi i ri pranë kufirit Nepal-Tibet
31 August 2026, 22:55
E zuri korrenti teksa rregullonte depozitën e ujit, humb jetën 27-vjeçari në Kamëz
31 August 2026, 22:38
A të merr ende malli për një ish që nuk e ke pasur kurrë?
31 August 2026, 22:20
Bushati: Protesta e ka dhënë mesazhin, por Rama nuk ikën nga pushteti me dëshirë
31 August 2026, 22:07
Tre të vrarë në një poligon qitjeje në Mal të Zi, në kërkim një 30-vjeçar rus
31 August 2026, 21:45
10 persona të vdekur nën kujdestarinë e shtetit në vetëm 8 muaj
31 August 2026, 21:27
Gjendet e vdekur ish-e dashura e McGonigal, kishte folur për lidhjet e tij me Edi Ramën
31 August 2026, 21:06
Marrëveshja për presidentin, REL: Konsensus me shumë pikëpyetje
31 August 2026, 20:29
Sherr te Kalaja e Tiranës, plagoset me thikë 39-vjeçari
31 August 2026, 20:05
Berisha merr vizën amerikane, Politiko zbardh axhendën e vizitës në SHBA
31 August 2026, 19:48
Aksident te Mbikalimi i Spitalit Memorial, 3 persona të plagosur
31 August 2026, 19:17
Gazeta franceze: Shqipëria kërkon konfiskimin e kështjellës luksoze të Ermal Beqirit
31 August 2026, 18:56
Messi i thotë “lamtumirë” Argjentinës, mesazhi emocionues i legjendës
31 August 2026, 18:07
Vera e 2026 më e nxehta në 260 vjet
31 August 2026, 17:52
Veliaj i hoqi kompetencat, Anuela Ristani njofton largimin: Koha, gjykatësi më i drejtë
31 August 2026, 17:32
Mjeku, pacienti dhe Pasqyra
31 August 2026, 17:16
Vera më vdekjeprurëse në Spanjë, 5,232 vdekje nga i nxehti që prej 15 majit
31 August 2026, 16:58
Kaos në Bashkinë e Tiranës? PD kërkon sqarime pas shkarkimit të Ristanit
31 August 2026, 16:42
Buxhetimi gjinor në Shqipëri: Planifikim në letër, mungesë treguesish për ndikimin real
31 August 2026, 15:57
Urgjencat në verë, një sezon i ngarkuar me trauma dhe viroza të stinës
31 August 2026, 15:37
Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci
31 August 2026, 14:57
'TIME' përzgjedh Mira Muratin mes 100 figurave që po formësojnë të ardhmen e AI
31 August 2026, 14:43
Kush është kandidati për President të Kosovës, Bekim Sejdiu?
31 August 2026, 14:41
37-vjeçarja shtatzënë humbi jetën, motra: Dua drejtësi, në Pogradec na vonuan mbi 3 orë
31 August 2026, 14:10
Kurti dhe Abdixhiku gjejnë konsensusin për Presidentin, ja emri i propozuar
31 August 2026, 14:04
Rriten çmimet e naftës në tregjet botërore
31 August 2026, 13:52
Igli Tare del nga SPAK, çfarë deklaroi për mediat ish-futbollisti
31 August 2026, 13:44
PS mbledh Grupin Parlamentar dhe qeverinë të enjten
31 August 2026, 13:32
Bjellorusia ndërton në heshtje një bazë të dhënash me ADN-në e disidentëve
31 August 2026, 13:15
“Çdo qindarkë duhet të justifikohet”/ Kedhi kërkon transparencë për fondet e startup-eve
31 August 2026, 12:49
Berisha jep detaje nga vizita në SHBA: Do shkoj në konferencën e Partisë Republikane
31 August 2026, 12:40
Përplasen dy makina në Fier-Peshtan , plagoset një 60-vjeçare
31 August 2026, 12:31
Klosi kundër bashkimit me Burrelin, Këshilli Bashkiak voton kundër propozimit
31 August 2026, 12:00
Dhunuan kamerierin 18-vjeçar në Malin e Robit, gjykata lë në burg dy autorët
31 August 2026, 11:59
Kufoma e gjetur në Seman ende pa identitet, priten analizat e ADN-së
31 August 2026, 11:49
U arrestua dy ditë më parë, 32-vjeçari ndërron jetë
31 August 2026, 11:39
Mbahej në paraburgim, i riu dërgohet me urgjencë në spitalin e Vlorës
31 August 2026, 11:14
Shtatzënë në muajin e shtatë, 37-vjeçarja ndërron jetë gjatë transportit drejt Tiranës
31 August 2026, 10:53
Greqia ndërhyn te çmimet, mbi 1,600 produkte me ulje në supermarkete
31 August 2026, 10:45
Arrestimi me Agasin i kushton lirinë, Shpataraku dërgohet në Peqin
31 August 2026, 10:36
Emri/ Aksident në Kavajë, humb jetën 49 vjeçari
31 August 2026, 10:21
Dyshohet se fshehu vilën e Ballukut në Drimadhes, paraqitet në SPAK Igli Tare
31 August 2026, 10:10
Spille/ Skafi pëson defekt dhe mbushet me ujë, shpëtohen 8 persona
31 August 2026, 09:58
“PasqyrAlbania” e Ramës, një emër i ri për një premtim të vjetër
31 August 2026, 09:51
Nga 'doomscrolling' te nomofobia, si po ndikon epoka digjitale në trurin tonë
31 August 2026, 09:40
Islanda i thotë “jo” BE-së, vjen reagimi i Brukselit: Respektojmë zgjedhjen e popullit
31 August 2026, 09:29
Situatë kritike me zjarret në Ulëz të Matit, rrezikohen disa banesa
31 August 2026, 09:16
Ekzekutohet kreu i Camorra-s në Napoli, Raffaele Afeltra
31 August 2026, 09:11
"Fluturojnë" çmimet/ Ushqimet në Shqipëri u shtrenjtuan 5 herë më shumë se në BE
31 August 2026, 08:55
Këmbimi valutor, me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
31 August 2026, 08:40
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
31 August 2026, 08:09
Temperatura deri në 38°C, parashikimi i motit për sot
31 August 2026, 07:51
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
31 August 2026, 07:40
30 Gushti/ Viktimat presin, xhelatët rikthehen "të rilindur"!
30 August 2026, 21:55
'Blackout' në stadiumin “Niko Dovana”, ndërpritet ndeshja Teuta-Tirana
30 August 2026, 21:36
Beteja me flakët në vend, në Dibër situata më problematike
30 August 2026, 21:15
"Janë djegur 10 mijë ha", eksperti: Prekja e zonave të mbrojtura kërcënon ekosistemin
30 August 2026, 20:54
Pishinat dhe deti shtojnë infeksionet e veshit, deri në dhjetëra vizita në ditë
30 August 2026, 20:35
“Ju me mbledhje me luks pa mbarim, kodi i ‘Besës’ tuaj është thjesht një mashtrim”
30 August 2026, 19:57
Mposhti Malagën, Real Madrid dhuron spektakël në “Bernabéu”
30 August 2026, 19:40
Në ditën e të zhdukurve, Kosova kërkon trysni ndaj Serbisë për hapjen e arkivave
30 August 2026, 19:24
I buzëqeshur e me uniformë burgu, Maduro shfaqet për herë të parë pas arrestimit
30 August 2026, 19:06