Flash News
Video/ E rrëzojnë, e tërheqin zvarrë dhe e shkelmojnë në këmbë, pamjet e dhunës policore ndaj të riut
Përshkallëzohet protesta, policia nis shoqërimet e dhunshme të studentëve
Policia nis hedhjen e gazit lotsjellës dhe ujit me presion
Policia e Shtetit e përfshirë në shkelje masive dhe të koordinuara të të drejtave të njeriut
Tensione të forta në Lezhë, i mituri bie në tokë i gjakosur, pas ndjekjes nga policia (video)
Serbia pa udhërrëfyes drejt BE-së, çfarë tjetër rrezikon të humbasë Beogradi?

Për Serbinë nuk do të ketë një udhërrëfyes orientues në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Komisioni Evropian do të publikojë në fund të tetorit udhërrëfyesit për Malin e Zi, Shqipërinë, Ukrainën dhe Moldavinë, si vendet që kanë shënuar përparimin më të madh në procesin e anëtarësimit.
Kjo konfirmon edhe zyrtarisht se Serbia e ka humbur pozitën që dikur e kishte si një nga vendet prijëse në procesin e integrimit evropian.
“Serbia do të duhet të përmbushë më shumë kushte. Pas zgjedhjeve, do të shohim se sa serioze është Qeveria e saj, nëse vetëm do të flasë për dëshirën për t’u bërë anëtare e BE-së, apo edhe do të ndërmarrë hapa konkretë në këtë drejtim”, tha komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos.
Duke folur para Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, Kos theksoi se kjo vlen veçanërisht për përafrimin strategjik dhe harmonizimin me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së.
Për Strahinja Subotiqin, nga organizata joqeveritare Qendra për Politika Evropiane me seli në Beograd, fakti që Serbia nuk do të marrë një udhërrëfyes përbën një paralajmërim serioz dhe dëshmi se ky vend po stagnon në procesin e integrimit evropian.
Ai tha se ngecja nuk pasqyrohet më vetëm në faktin që Serbia, prej vitesh, nuk ka hapur asnjë grupkapitull në negociatat e anëtarësimit dhe nuk ka mundësi të përfitojë nga fondet në kuadër të Planit të Rritjes.
“Tani, në thelb, po na dërgohet mesazhi se mund të humbasim edhe përfitime të shumta që lidhen me anëtarësimin gradual në BE”, tha ai.
Udhërrëfyesit do të jenë pjesë e paketës së zgjerimit, të cilën Komisioni Evropian planifikon ta miratojë më 28 tetor.
Serbia nuk ka hapur asnjë grupkapitull në negociatat e anëtarësimit në BE që nga dhjetori i vitit 2021.
Komisionarja evropiane, Marta Kos, prezantoi këtë javë propozimin e ri të Komisionit Evropian për rregullat që do të vlejnë për anëtaret e ardhshme të Bashkimit Evropian.
Duke shpjeguar pse vetëm katër vende do të marrin udhërrëfyes, Kos tha se ata kanë kuptim vetëm për shtetet që bëjnë përparim të mirëfilltë në procesin e anëtarësimit.
“Do ta krahasoja me një makinë. Nëse makina nuk funksionon, nuk ka kuptim ta shtyjmë nga pas kur motori nuk punon. Dhe motori mund të punojë vetëm nëse ka karburant, ndërsa karburante janë reformat brenda vendit”, tha ajo.
Corina Stratulat, nga Qendra për Politika Evropiane (EPC), tha se përjashtimi i Serbisë nga udhërrëfyesit është një mesazh për vendet kandidate se pozita e një vendi prijës në procesin e integrimit evropian duhet të fitohet dhe të ruhet.
“BE-ja duhet ta arsyetojë këtë vendim me kritere të qarta në fushën e reformave demokratike, sundimit të ligjit dhe harmonizimit të politikës së jashtme, si dhe të përcaktojë qartë se çfarë duhet të bëjë Serbia për ta kompensuar ngecjen. Bashkimit Evropian i duhet gjithashtu një udhërrëfyes për përgatitjet e veta, sepse vetëm reformat e vendeve kandidate nuk mjaftojnë që zgjerimi të realizohet”, tha Stratulat.
Procesi i integrimit evropian të Serbisë praktikisht ka ngecur që nga dhjetori i vitit 2021, kur është hapur grupkapitulli 4, i fundit që Beogradi ka hapur në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Ky grupkapitull përfshin agjendën e gjelbër dhe ndërlidhjen e qëndrueshme, ndërsa është hapur në kulmin e protestave kundër projektit të kompanisë Rio Tinto për shfrytëzimin e litiumit.
Ngecja fillimisht lidhej me faktin se Serbia nuk e kishte harmonizuar politikën e saj të jashtme me sanksionet që Bashkimi Evropian vendosi ndaj Rusisë, pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022 – vetëm dy muaj pas hapjes së grupkapitullit të fundit.
Ndërkohë, është përkeqësuar edhe gjendja në fushën e sundimit të ligjit, duke i vështirësuar më tej përpjekjet e Serbisë për të dalë nga ngecja disavjeçare në procesin e integrimit evropian.
Subotiq vlerëson se, me këtë qasje, Serbia rrezikon të mbetet aty ku është, përkatësisht në fund të radhës së vendeve që synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
“Dhe të mbetet e ngecur në një lloj Ballkani të izoluar, veçanërisht nëse vendet si Mali i Zi dhe Shqipëria vazhdojnë të punojnë si deri më tani dhe arrijnë të anëtarësohen në BE në një të ardhme të parashikueshme”, tha ai.
Si humbi Serbia terren përballë vendeve të tjera kandidate?
Në dhjetor të vitit 2021, kur Serbia hapi grupkapitullin e fundit, Mali i Zi kishte mbyllur përkohësisht vetëm tre kapituj negociues.
Sot, ai është pranë përfundimit të negociatave, me perspektivën që ta nënshkruajë Marrëveshjen e Anëtarësimit verën e ardhshme.
Shqipëria, e cila tani renditet e dyta ndër vendet që prijnë në procesin e zgjerimit, në dhjetor të vitit 2021 ende nuk kishte marrë vendimin për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Negociatat me Shqipërinë u hapën në korrik të vitit 2022.
Në vitet pasuese, edhe Ukraina dhe Moldavia morën statusin e vendit kandidat dhe më pas hapën negociatat e anëtarësimit.
Të gjitha këto zhvillime kanë ndikuar që Serbia ta humbasë gradualisht pozitën e saj ndër vendet prijëse në procesin e integrimit evropian.
I pyetur se si Shqipëria, Ukraina dhe Moldavia arritën ta tejkalojnë Serbinë, e cila dikur ishte ndër vendet prijëse të procesit të integrimit evropian, krahas Malit të Zi, Subotiq thotë se, sipas Komisionit Evropian, Serbia vazhdon të jetë vendi i dytë kandidat më i përgatitur teknikisht për anëtarësim në BE.
“Por, ndryshe nga Serbia, këto vende po bëjnë përparim të mirë në një numër të madh kapitujsh negociues. Tashmë nuk merret domosdoshmërisht parasysh vetëm përgatitja teknike, por edhe vullneti i sinqertë politik për të bërë përparim në shumë kapituj”, tha ai.
Sipas tij, Komisioni Evropian ka treguar se, përmes anëtarësimit gradual, synon ta ruajë ritmin e përparimit, në mënyrë që vendet kandidate që mund të mos jenë teknikisht më të përgatiturat, të arrijnë një nivel më të lartë gatishmërie për anëtarësim në një të ardhme të parashikueshme.
Përpjekja e fundit më serioze për ta nxjerrë Serbinë nga ngecja në procesin e integrimit evropian u bë në korrik, kur disa vende anëtare të Bashkimit Evropian vlerësuan se Serbisë duhej t’i mundësohej hapja e grupkapitullit 3.
Kjo ishte një nga përpjekjet më serioze në mbështetje të Beogradit, pasi nisma kishte përkrahjen edhe të vendeve me ndikim në BE, përfshirë Gjermaninë dhe Francën. Megjithatë, konsensusi i nevojshëm nuk u arrit.
Radio Evropa e Lirë mëson nga burime se, nga korriku deri në shtator, vazhduan përpjekjet për të bindur vendet e tjera anëtare që të arrihej unanimiteti dhe të zhbllokohej procesi.
Sipas burimeve diplomatike të Radios Evropa e Lirë, vendet që mbështesnin vazhdimin e rrugës evropiane të Beogradit hoqën dorë, të paktën përkohësisht, nga këto përpjekje në shtator, pas zhvillimeve që lidheshin me vdekjen dhe varrimin e kriminelit të dënuar të luftës, Ratko Mlladiq.
Këto zhvillime, së bashku me zgjedhjet e parakohshme të paralajmëruara për 25 tetor, lënë të kuptohet se, deri në fund të vitit, ka pak gjasa të ketë përparim konkret në procesin e anëtarësimit të Serbisë në BE.(REL)
Të fundit
Video/ Efektivët e policisë kapin dhe tërheqin zvarrë të riun protestues
16 October 2026, 14:21
Fotolajm/ Studentët sfidojnë policinë, ulen këmbëkryq përballë autobotit
16 October 2026, 14:04
Përshkallëzohet protesta, policia nis shoqërimet e dhunshme të studentëve
16 October 2026, 13:37
Tensionet në protestën e studentëve, mbyllet Ambasada e Izraelit në Tiranë
16 October 2026, 13:22
Policia nis hedhjen e gazit lotsjellës dhe ujit me presion
16 October 2026, 13:13
Policia e Shtetit e përfshirë në shkelje masive dhe të koordinuara të të drejtave të njeriut
16 October 2026, 12:59
Mesazhi i ish-profesorit nga protesta: Mos dhunoni studentët e mi, janë fëmijët tuaj!
16 October 2026, 11:52
Video/ "Po shkoja në punë?", momenti kur policia shoqëron me forcë të riun
16 October 2026, 11:46
"O hale, vemje", plas sherri në Facebook mes Ballës dhe ish-zv.ministrit të Ramës
16 October 2026, 11:34
Protesta studentore, Këshilli Ndërfetar thirrje institucioneve: Qytetarët të dëgjohen
16 October 2026, 11:19
"Rama në burg, Beneti në burg"/ Sulmohet selia e PS-së në Shkodër
16 October 2026, 11:00
Video/ Efektivët tentojnë t'iu bëjnë pritë, studentët e Mjekësisë çajnë kordonin policor
16 October 2026, 10:53
SPAK merr zyrtarisht nën hetim Olta Xhaçkën, dyshime për korrupsion dhe pastrim parash
16 October 2026, 10:41
“Kush je ti të më tregosh punën mua”/ Gazetari përplaset me drejtorin e Policisë së Tiranës
16 October 2026, 10:28
"The Times" jehonë protestave: Mbretërimi 13-vjeçar i Ramës përballë revoltës studentore
16 October 2026, 10:11
Nga Veriu në Jug, gjimnazistë dhe studentë zbresin në shesh: Rama jep dorëheqjen!
16 October 2026, 09:55
Video/ Kush janë personat e maskuar që futen në automjetet e policisë?
16 October 2026, 09:42
BIRN: Policia humbi kontrollin e territorit dhe tregoi mungesë profesionalizmi
16 October 2026, 08:51
Protestojnë kundër tij, Rama gjen fajtorin e radhës: Janë duart e huaja, jo studentët
16 October 2026, 08:33
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
16 October 2026, 07:59
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, 45-vjeçari përfundon në spital
15 October 2026, 22:58
'The New York Times' për protestat në Tiranë: Zemërimi i studentëve, revoltë kundër Ramës
15 October 2026, 22:32
Protesta e studentëve, Ahmetaj: Rama është takuar me Belinda Ballukun te “Vila e Kuqe”!
15 October 2026, 22:14
Shpërthim me tritol në banesën e policit të kriminalistikës në Shkodër, familjarët brenda
15 October 2026, 21:43
Ahmetaj: Rama ka hyrë në agoni politike, protesta studentore do ta arrijë objektivin
15 October 2026, 21:25
Iu thye këmba nga policia në protestë, flet i riu: Ndjeva që u përplasa fuqishëm
15 October 2026, 21:01
Protestuesit i vënë flakën hyrjes së Ministrisë së Ekonomisë
15 October 2026, 20:39
Tensione te Ministria e Brendshme, hidhet gaz lotsjellës nga tarraca
15 October 2026, 20:24
Video/ Policia e Shtetit "kthehet në bandë" pa uniformë, "rrëmben" të riun me furgon pa logo
15 October 2026, 20:07
Efektivët shihen duke hedhur gurë drejt të rinjve protestues
15 October 2026, 19:40
Fotolajm/ Flakët përfshijnë Bulevardin, polici "ngrohet"
15 October 2026, 19:24
Fëmijët e të tjerëve
15 October 2026, 19:14
Digjet kioska përballë Piramidës, zjarrfikësja nuk ndërhyn
15 October 2026, 18:36
Berisha ultimatum Ramës: Zgjidh fatin e Ramiz Alisë, dhe jo të Çausheskut
15 October 2026, 18:21
Sulmi me gaz lotsjellës, i riu humb ndjenjat në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
15 October 2026, 18:08
Video/ Sërish tensione te Kryeministria, policia hedh gaz lotsjellës, protestuesit me gurë
15 October 2026, 17:57
Gazi lotsjellës 'pushton' bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
15 October 2026, 17:36
Skënder Hita mbron përdorimin e gazit lotsjellës në zonat e banuara: Ishte i domosdoshëm
15 October 2026, 16:34
Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë, policia i shpërndan me gaz lotsjellës
15 October 2026, 15:57
Policia kërcënon prindërit: Do të mbani përgjegjësi për çfarë bëjnë fëmijët
15 October 2026, 15:47
Sulmuan policin, efektivët tërheqin zvarrë protestuesit në Shkodër
15 October 2026, 15:37
Eurodeputetja Salis: Revolta kundër qeverisë Rama mund të shënojë pikë kthese për Shqipërinë
15 October 2026, 15:12
Mëngjesi, gjumi dhe aktiviteti fizik, si të përballoni më mirë stresin
15 October 2026, 15:08
Familjarët i çojnë për të ngrënë policit në krye të detyrës, fëmija i vogël e përqafon
15 October 2026, 14:55
Sulmohet banka në qendër të Tiranës
15 October 2026, 14:46
Efektivët gjuajnë me gurë protestuesit pranë selisë së PS-së
15 October 2026, 14:26
Fotolajm/ Policia në mbrojtje të pushtetit, si u dhunuan dhe u tërhoqën zvarrë gjimnazistët
15 October 2026, 14:17
Bizneset: Të mbrohet prona, policia të garantojë sigurinë
15 October 2026, 14:15
Përfshihet nga flakët një banesë pranë Ministrisë së Arsimit
15 October 2026, 13:39
Protestuesit sulmojnë selinë e Partisë Socialiste
15 October 2026, 13:33
TG7: Shqipëria përflaket nga zemërimi i studentëve
15 October 2026, 13:21
Tensione te bashkia e Shkodrës, policia shoqëron protestuesit
15 October 2026, 13:00
Berisha ultimatum Ramës: Jep dorëheqjen! Është kërkesa e mbarë shqiptarëve
15 October 2026, 12:52
Tri ditë heshtje, zgjohet Mirela Kumbaro, asnjë fjalë për dhunën ndaj studentëve
15 October 2026, 12:35
Protestat në Tiranë, pezullohet transporti publik
15 October 2026, 12:28
Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve kërkojnë hetim për dhunën policore ndaj mediave
15 October 2026, 12:21
Tubimi përpara Parlamentit, policia i shpërndan me gaz protestuesit
15 October 2026, 12:12
Policia u kërkon prindërve të mbrojnë fëmijët, po nga dhuna e shtetit kush do t’i mbrojë?
15 October 2026, 12:05
Thellohet kriza, bankat mbyllin degët në Tiranë
15 October 2026, 12:05
Protesta në Tiranë, policia: 55 protestues në pranga, 98 nën hetim
15 October 2026, 11:51
Shqipëria 'zien' nga protestat, Rama nuk lëshon karrigen: Nuk e jap dorëheqjen
15 October 2026, 11:46
Të rinjtë thyejnë derën e Ministrisë së Ekonomisë
15 October 2026, 11:39
Vijon revolta, studentët marshojnë drejt Kuvendit
15 October 2026, 11:35
Denoncimi i studentëve: Kujdes, civilët po ju filmojnë dhe ju pyesin ku do të shkoni
15 October 2026, 11:27
PD kërkon dorëheqjen e Ramës dhe zgjedhje të parakohshme
15 October 2026, 11:10
Tensionohet protesta dhe në Korçë, të rinjtë shkatërrojnë sinjalistikën e rrugëve
15 October 2026, 10:53
Edi Rama braktis shtetin
15 October 2026, 10:47
Vendosen blloqe me tulla para Kryeministrisë
15 October 2026, 10:29
Policia u vihet pas gjimnazistëve, i ndalon dhe iu kontrollon çantat
15 October 2026, 10:22
Protesta/ Të rinjtë thyejnë xhamat e ministrisë së Infrastrukturës
15 October 2026, 10:12
Delegacioni i BE-së reagon pas përshkallëzimit të protestës
15 October 2026, 10:02
Rama përballë zemërimit të qytetarëve
15 October 2026, 09:55