Flash News

Ditari i Maxhorancës

Selia rozë “zhvendoset” në periferi të Tiranës, jo vetëm protestës, Rama i qenka trembur edhe “algoritmit”

Në prag të takimit të paralajmëruar me 12 drejtuesit politikë të PS dhe ministrat, Rama ndërroi vendin ku ishte planifikuar zhvillimi i mbledhjes.

Nga selia e PS, takimi po zhvillohet në një vilë qeveritare në periferi të Tiranës, për shkak se protestuesit paralajmëruan një ditë më parë se do të qëndronin para selisë së PS-së.

Siç raporton Top Channel, burime të PS-së kanë deklaruara se përveç protestës, i është trembur edhe algoritmit, pasi sipas tyre, nuk kanë dashur “t’i japin ushqim algoritmit të protestës që synonte prodhimin e videove me goditjen me vezë të ministrave dhe drejtuesve politik.”

Të fundit