Flash News

Ditari i Opozitës

Rënia e Gysit dhe ngritja e Ballukut, intrigat në pallatin e rilindjes!

788551442_1103563712102350_5316218410376674769_n.jpeg

Nga Belind Këlliçi
Sot është e qartë se për shumë vite me radhë, Ergys Agasi ka drejtuar Policinë e Shtetit. Në rastin e rrëmbimit të personit, është i përfshirë një oficer i lartë, drejtues në Tiranë që vepronte në mënyrë kriminale për interesat e koordinatorit të Ramës për krimin.
Për 8 muaj në kërkim, ai shijonte pushimet dhe lëvizte lirshëm, ishte i paprekshëm edhe pse dihej shumë mirë se ku qëndronte. Kur u arrestua, ai kishte shofer një ish-zyrtar të lartë të Polcisë së Shtetit, krahun e djathtë të ish-drejtuesit Proda. Pra të gjitha këto janë prova të mjaftueshme për të kuptuar se Agasi jo thjesht kishte mbrojtjen e policisë, por e kontrollonte, e komandonte atë.
Kjo i duhej për të përmbushur detyrën kryesore që i kishte besuar Edi Rama, atë të koordinimit me bandat dhe krimin e organizuar. Pra pushteti i këtij personi ishte i dyfishtë. Kishte atë të bandave dhe atë të shtetit, duke pasur nën hyqëm policinë.
Ky pushtet padyshim se ka krijuar xhelozi brenda kupolës, brenda pallatit të rilindjes. Dhe raportet e ftohta me Ballukun kaluan në rivalitet të hapur. Ngritja e saj solli rënien e Agasit.
Tani policinë e ka ajo. Dhe ish-zëvendëskryeministrja është në kushtet që duhet ta demonstrojë pushtetin që ka. Ku ka demonstrim më të mirë se sa arrestimi pikërisht i atij që kontrollonte deri dje Policinë. Tani ajo i thotë të gjithëve, rilindasve, organeve të drejtësisë, por më e rëndësishmja edhe bandave, se kush e bën ligjin në vend!
Padyshim me afrimin e shtatorit dhe lëvizjeve që do të vijnë përkundrejt asaj vetë, Balluku më së shumti kërkon që këtë mesazh t’ia bëjë të qartë më së pari Edi Ramës.
Asgjë nuk ndryshon në inkriminimin e thellë të qeverijes, të Edi Ramës. Thjesht ka një rrokadë, dhe frenat tani nuk i ka më Gysi, por Bela.
Kjo është e vërteta e pushtetit të Edi Ramës në 13 vite.
Ato përrallat me platforma, me dokumenta e me pasqyra nuk pinë më ujë. Njerëzit e kanë kuptuar, e dinë shumë mirë. Dhe një gjë tjetër që dinë mirë, është se në krye të këtij sistemi të kalbur që kutërbon, është vetë ai, Kryeministri më i korruptuar në Europë!
Kjo e vërtetë i ka bashkuar qytetarët në shesh, që sot janë në ditën e 90 të rezistencës, të marshimit, të kërkesës së panegociaueshme për largimin e Edi Ramës.

Të fundit