Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rasti Sheholli/ Reagimi qesharak i Manjës, i jep leksion Kosovës: Pastrohuni nga spiunët se latë nam

Rasti i Fatmir Shehollit, i akuzuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës për spiunazh dhe shantazh, ka shkaktuar reagime të forta në Kosovë. Por mes tyre, deklarata e Ulsi Manjws, bie në sy për mënyrën se si e trajton çështjen.

“Zor se Fatmir Sheholli është i vetmi… Ka shumë ‘Fatmirë’ kudo”, shkruan Manja.

Në pamje të parë, reagimi duket si një thirrje për goditjen e infiltrimit institucional. Por në fakt, Manja e zhvendos fokusin nga rasti konkret Sheholli te një pretendim i përgjithshëm për “shumë Fatmirë”, duke e kaluar çështjen me qetësi.

Dhe më pikantja, është se Manja i jep leksione Kosovës se si të pastrohet nga spiunët.

“Sot më shumë se kurrë, pas gati 19 vitesh shtet i pavarur, pastrojini institucionet të paktën nga spiunët, se latë nam!”, vijon Manja.

 

Të fundit