Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama për Global Sumud Flotilla: “Revolucionarët e rrenave” erdhën të shpëtonin Sazanin

Mbërritja në Vlorë e delegacionit të Global Sumud Flotilla ka sjellë edhe reagimin e kryeministrit Edi Rama, i cili ka zgjedhur ironinë për t’iu përgjigjur deklaratave të grupit lidhur me ishullin e Sazanit.

Rama ka ndarë një video të drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Jola Hysaj. Sipas saj, përfaqësuesve të delegacionit u ishte vënë në dispozicion mundësia për të shkuar në Sazan dhe për të marrë informacion zyrtar mbi ishullin, por ata nuk e kanë pranuar ofertën.

Në reagimin e tij, Rama i ka akuzuar anëtarët e delegacionit se kanë krijuar një perceptim të rremë për situatën, ndërsa ka ironizuar edhe deklaratat e tyre për “shpëtimin” e Sazanit.

“Ehhhhh… këta revolucionarët e rrenave i ikin të vërtetës si djalli temjanit, po ndërkohë çoroditën dynjanë me marrëzitë e tyre”, shkruan kryeministri.

Në fund të reagimit, Rama ka falënderuar Agjencinë Kombëtare të Turizmit dhe Ministrinë e Kulturës e Turizmit për pritjen e organizuar për delegacionin në Vlorë

Të fundit