Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama mbledh drejtuesit politikë dhe ministrat të premten në selinë rozë

Takimet dy ditore në Pogradec, kryeministri Edi Rama i pason me një tjetër mbledhje.

Të premten në orën 17:30, kryeministri mësohet se do të mbledhë në selinë rozë drejtuesit politikë të qarqeve dhe të gjithë ministrat e kabinetit qeveritar.

Mbledhja vjen vetëm pak ditë pas takimeve me dyer të mbyllura në Pogradec, ku në qendër ishte qasja e re e qeverisë dhe Partisë Socialiste ndaj shqetësimeve të qytetarëve.

Rama kërkoi që problematikat e tyre të vendosen në krye të axhendës, duke u ngarkuar ministrave që çdo muaj të ndjekin punën e drejtorive në varësi, ndërsa drejtuesve politikë u kërkoi më shumë prani në terren.

Të fundit