Flash News

Ditari i Maxhorancës

Pse votoi pro kur ishte kundër? Braçe pas miratimit të 'Territoriales': Do ua sqaroj nesër

Pse votoi pro kur ishte kundër? Braçe pas miratimit të

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka folur për mediat pas votimit të Reformës Territoriale në Kuvend, ku ka deklaruar se pavarësisht votës pro, vijon të jetë kundër hartës së re administrative-territoriale.

I pyetur nga gazetarët nëse ishte ndikuar nga kryeministri Edi Rama për të mbështetur reformën, Braçe u përgjigj se kjo nuk kishte ndodhur. “Nuk më bindi fare, jam kundër prapë”, tha deputeti socialist.

I pyetur se përse vendosi të votonte pro, Braçe tha se do ta shpjegojë vendimin e tij gjatë ditës së sotme.

“Jua shpjegoj nesër”, u përgjigj ai.

Pyetjet nga gazetarët: 

Si ju bindi Rama ta votonit Reformën Territoriale?

Erion Braçe: Nuk më bindi fare, jam kundër prapë

Pse votuat pro?

Erion Braçe: Jua shpjegoj nesër

Pse vendoset që në moment të fundit të vendosnit pro?

Erion Braçe: Edhe këta ta them nesër. Jam kundër kësaj harte administrative-territoriale

Por nuk zgjodhët qytetarët, por zgjodhët partinë?

Erion Braçe: Zgjodha ekzaktësisht qytetarët

Të fundit