Flash News

Kosova

Prizreni në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, flamuj dhe aktivitete në qytet

Prizreni i është bashkuar qyteteve të tjera të Kosovës në aktivitetin “Ora e Pritjes” dhe numërimin mbrapsht drejt 16 shtatorit, në shenjë mbështetjeje për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Në rrugët dhe sheshet kryesore të qytetit janë vendosur flamuj me simbolin e UÇK-së, të shoqëruar me mesazhin “Kosova po pret”, si thirrje për bashkim dhe pjesëmarrje masive në “Marshin për Liri”, që do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë.

Aktiviteti organizohet nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, e cila ka njoftuar se tubimet dhe aktivitetet mbështetëse do të vijojnë gjatë ditëve në komunat e Kosovës, por edhe në diasporë

Të fundit