Flash News

Rajoni

Po shoqëronte vajzën për në shkollë, kamioni përplas për vdekje 42-vjeçare shqiptare në Itali

itali.png

Një 42-vjeçare shqiptare ka humbur jetën tragjikisht mëngjesin e sotëm në San Donà di Piave, në Itali, pasi u përplas nga një kamion i mbetjeve urbane.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në zonën e Passarellës, pranë Via Paolo VI.

Sipas raportimeve të mediave italiane, gruaja po shoqëronte vajzën e saj 9-vjeçare për në shkollë, kur kamioni, që ishte duke kryer një manovër, e përplasi duke e lënë poshtë mjetit.

Pavarësisht ndërhyrjes së ekipeve të emergjencës, 42-vjeçarja nuk mundi të mbijetonte. Viktima është identifikuar si Lavdije Isteri dhe ishte nënë e tre fëmijëve.

Vajza e saj 9-vjeçare, e cila ndodhej pranë saj në momentin e aksidentit, nuk pësoi dëmtime fizike, por u përfshi nga tronditja pas ngjarjes.

Në vendngjarje mbërritën zjarrfikësit, ekipet mjekësore dhe policia lokale, e cila ka nisur hetimet për të përcaktuar dinamikën e plotë të aksidentit dhe përgjegjësitë për përplasjen fatale.

Të fundit