Flash News

Ditari i Maxhorancës

Pas tensioneve për Territorialen, Rama mbledh grupin e PS dhe kabinetin qeveritar

Pas tensioneve për Territorialen, Rama mbledh grupin e PS dhe kabinetin

Partia Socialiste do të zhvillojë të mërkurën, më 14 tetor, një mbledhje të zgjeruar të grupit parlamentar dhe kabinetit qeveritar, pas tensioneve të krijuara gjatë miratimit të hartës së re territoriale në Kuvend.

Takimi do të mbahet në orën 12:30, në Pallatin e Brigadave. Njoftimi u është përcjellë deputetëve socialistë përmes një mesazhi, ku bëhet e ditur se mbledhja e zakonshme e grupit parlamentar, e planifikuar për të hënën, më 12 tetor, nuk do të zhvillohet.

Miratimi i hartës së re territoriale u shoqërua me debate dhe kundërshtime, ndërsa pati edhe reagime brenda vetë Partisë Socialiste. Në këtë kontekst, mbledhja e zgjeruar pritet të zhvillohet pas përplasjes së krijuar rreth reformës.

Në mesazhin drejtuar deputetëve thuhet: “Të nderuar kolegë, ju njoftoj se ditën e mërkurë, datë 14 tetor 2026, në orën 12:30, do të zhvillojmë mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar në Pallatin e Brigadave. Për këtë arsye, ditën e hënë, datë 12 tetor, nuk do të zhvillojmë mbledhjen e zakonshme të Grupit”.

Deri tani nuk janë bërë të ditura detaje mbi temat që do të diskutohen në takimin mes grupit parlamentar socialist dhe kabinetit qeveritar.

Të fundit