Flash News

Rajoni

Pas protestave dhe tensioneve, Vuçiç njofton zgjedhje të parakohshme

Pas muajsh përplasjesh, protestash dhe debatesh, presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka njoftuar se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme. 

Teksa foli për televizionin publik serb RTS, Vuçiç tha se zgjedhjet do të zhvillohen më 18 ose 25 tetor, por data përfundimtare pritet të caktohet në vijim.

“Zgjedhjet parlamentare në Serbi do të zhvillohen, siç qëndrojnë gjërat, ose më 18 ose më 25 tetor. Këtë do ta dimë pas disa ditësh”, deklaroi presidenti serb.

Vuçiç deklaroi se në zgjedhje do të garojnë në një listë Partia Përparimtare Serbe (SNS) dhe aleatët e saj, ndërsa në listën tjetër pritet të përfshihen forcat e tjera politike.

Duke folur për rezultatin që pret nga zgjedhjet, Vuçiç tha se forca politike që ai mbështet do të synojë të fitojë shumicën e mandateve në parlament.

“Do të luftojmë për të fituar shumicën e votave. E dimë se nuk do të kemi shumicën nëse nuk marrim 126 mandate”, u shpreh ai.

Të fundit