Flash News

Ditari i Maxhorancës

Pas debatit në Kuç, Rama sulmon sërish kryebashkiakun e PS: Deti paska vajtur në majë të malit

Screenshot-2026-08-15-073342_sd.webp

Vetëm pak ditë pasi kryebashkiaku i Selenicës, Nertil Bellaj, u largua nga mbledhja me kryebashkiakët e qarkut Vlorë në Kuç, mes debateve për reformën territoriale, Edi Rama nuk i ka kursyer kunjat ndaj tij.

Në aktivitetin “Vajza Fest” në Selenicë, kryeministri zgjodhi të ironizojë deklaratat e Bellajt, i cili ka dalë hapur kundër bashkimit të Selenicës me Vlorën, pasi tha se bashkia ka punuar për ta çuar zonën në një tjetër nivel të turizmit malor dhe lumor.

Ai shtoi se gjatë katër viteve të fundit bashkia ka punuar për zhvillimin e saj dhe se tashmë “do të shihet se si do të shkojnë gjërat”, duke ia lënë kryeministrit vendimin për fatin e institucionit.

“Kryeministër, këtu kemi edhe ujë deti, këtu, ujë të kripur. Këto na i ka falur natyra. Ashtu si Labëria e ka famëmadhe historinë, ne si bashki jemi munduar që për katër vite, famëmadhe do ta bëjmë edhe bashkinë tonë, duke e çuar bashkinë në një nivel tjetër të turizmit malor dhe lumor. Kemi punuar dhe do të vazhdojmë të punojmë dhe të shohim pastaj se si do shkojnë gjërat”, deklaroi Bellaj.

Fjalimi i kryebashkiakut u pasua nga një replikë me nota ironike e kryeministrit Rama, i cili zgjodhi të komentojë pikërisht deklaratën për praninë e ujit të kripur në zonën malore.

Dua të përshëndes kryetarin e Bashkisë, Nertilin dhe ta falënderoj për informacionin për vajtjen e detit në majë të malit me ujin e kripur”, tha Rama.

Deklaratat vijnë në një klimë të tensionuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të Selenicës, i cili kundërshton publikisht bashkimin e bashkisë që drejton me Vlorën, në kuadër të reformës së re territoriale.

 

Të fundit