Flash News

Ditari i Maxhorancës

“O do rri, o do iki”/ Braçe lë të hapur largimin pas përplasjes me Ramën

“O do rri, o do iki”/ Braçe lë të hapur largimin

Deputeti socialist Erion Braçe ka bërë një deklaratë të fortë këtë të enjte, duke lënë të hapur edhe mundësinë e largimit nga politika, në një ditë kur në Kuvend pritet të votohet Reforma e re Administrativo-Territoriale.

Në një lidhje live nga ambientet e jashtme të Kuvendit për emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania, Braçe e cilësoi këtë si ditën më të vështirë të 30 viteve të tij në politikë.

“Jo se nuk e kam ndarë ende mendjen, por sot Erla, e besoj se edhe ti e di, që është dita më e vështirë e 30 viteve të mia. Duhet të zgjedh, po them sepse duhet të zgjedh, të vijoj të luftoj apo të iki”, deklaroi ai.

Braçe la një tjetër deklaratë të fortë, duke iu referuar drejtpërdrejt qëndrimit që iu adresua gjatë mbledhjes së grupit socialist.

“Kështu, sikur u tha sot dhe ishte nominale dhe m’u adresua nominalisht. Unë s’jam i listës së mbyllur, do e kisha moralin ta lija”, tha Braçe.

Të fundit