Flash News

Rajoni

Në Shqipëri nafta më e shtrenjtë në rajon, Italia ul sërish taksat kundër rritjes së çmimeve

image (2).webp

Çmimi i lartë i karburanteve ka detyruar qeverinë italiane të ndërhyjë sërish me masa fiskale.

Kabineti i kryeministres Giorgia Meloni ka zgjatur deri më 5 shtator uljen e taksës së naftës me 17 centë për litër, ndërsa janë parashikuar lehtësi të tjera për transportuesit dhe fermerët, shkruajnë mediat italiane. 

Vendimi synon të zbusë efektet e rritjes së çmimeve të energjisë në ekonominë italiane, në një kohë kur nafta vijon të tregtohet mbi 2 euro për litër në shumë zona të vendit.

Por masa nuk ka bindur të gjithë. Shoferët në Romë shprehen skeptikë dhe e konsiderojnë ndikimin e uljes së taksave të kufizuar përballë çmimeve aktuale. Edhe ekspertët e tregut paralajmërojnë se presioni mbi familjet mund të vijojë gjatë vjeshtës, duke prekur jo vetëm karburantet, por edhe ushqimet dhe energjinë elektrike.

Qeveria italiane ka aplikuar ulje të taksave për naftën që prej marsit dhe i ka rinovuar masat disa herë, ndërsa përshkallëzimi i konfliktit në Iran dhe pasojat në tregun global të naftës kanë shtuar shqetësimet për inflacionin.

 

Të fundit