Flash News
Video/ E rrëzojnë, e tërheqin zvarrë dhe e shkelmojnë në këmbë, pamjet e dhunës policore ndaj të riut
Përshkallëzohet protesta, policia nis shoqërimet e dhunshme të studentëve
Policia nis hedhjen e gazit lotsjellës dhe ujit me presion
Policia e Shtetit e përfshirë në shkelje masive dhe të koordinuara të të drejtave të njeriut
Tensione të forta në Lezhë, i mituri bie në tokë i gjakosur, pas ndjekjes nga policia (video)
Ndryshimet e ligjit për Gjykatën Speciale, a i rrezikon Kosova raportet me Perëndimin?

Dy herë radhazi Bashkimi Evropian reagoi pas ndryshimeve të ligjit për Dhomat e Specializuara nga Kuvendi i Kosovës, duke thënë se ndryshimet ligjore bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës. Sipas zëdhënësit të BE-së, Christian Wigand, Dhomat e Specializuara po japin drejtësi, bazuar në parimin e përgjegjësisë penale individuale.
"Ne i bëjmë thirrje Kosovës që t'u përmbahet detyrimeve të saj ndërkombëtare për të siguruar pavarësinë gjyqësore të Dhomave të Specializuara të Kosovës, si dhe angazhimin për të siguruar llogaridhënie dhe për t'u dhënë drejtësi viktimave dhe familjeve të tyre nga të gjitha komunitetet në Kosovë”, ka thënë Wigand, duke shtuar në të njëjtën kohë "duhet të sigurohet mbrojtja dhe siguria e dëshmitarëve”.
Pavarësia e Dhomave të Specializuara nuk duhet të cënohet
Reagime pati edhe nga ambasada gjermane në Prishtinë, e cila është shprehur e shqetësuar për ndryshimet që Kuvendi i Kosovës bëri të martën mbrëma në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë. Zëdhënësja e Ambasadës së Gjermanisë, Catalina Heine, tha për mediet në Prishtinë se "Dhomat e Specializuara të Kosovës janë institucion i pavarur gjyqësor dhe se pavarësia e tyre nuk duhet të cenohet”. "Dhomat e Specializuara të Kosovës janë një institucion gjyqësor i pavarur dhe u themeluan në bazë të ligjit të Kosovës dhe mbështeten në Kushtetutën e Kosovës. Qëllimi i tyre është të sigurojnë llogaridhënie dhe drejtësi për viktimat nga të gjitha komunitetet në Kosovë. Për të përmbushur këtë synim, pavarësia e tyre duhet të respektohet plotësisht”, citohet të ketë thënë zëdhënësja Heine, duke shtuar se ambasada gjithashtu e mbështet edhe qëndrimin e BE-së kundër ndryshimeve në këtë ligj.
PDK: Ligji "nuk i shkel” detyrimet ndërkombëtare as Kushtetutën e Kosovës
Iniciatorët e ndryshimeve ligjore të ligjit për Dhomat e Specializuara ngulin këmbë, se ligji "nuk i shkel”, detyrimet e veta ndërkombëtare, sikundër nuk "shkel”, Kushtetutën e Kosovës. Përparim Gruda, si iniciues nga Partia Demokratike e Kosovës, pas reagimeve të BE-së, u shpreh në publik, se "është ngritur me të drejtë një shqetësim se a do ta zbatojë Gjykata Speciale këtë ligj?”, duke ngritur shqetësimin, siç thotë, se "Gjykata Speciale deri më sot ka treguar se është e gatshme ta interpretojë ligjin dhe Kushtetutën e Kosovës sipas mënyrës së vet”. Gruda pret që Gjykata Speciale "të bëjë obstruksione edhe ndaj zbatimit të këtij ligji”. "Por pyetja është: a mundemi ne, si shtet i Kosovës, ta detyrojmë që ta zbatojë? Po. Absolutisht po. Jam i bindur se do ta gjejmë rrugën juridike dhe institucionale për ta detyruar Gjykatën Speciale ta zbatojë ligjin e Republikës së Kosovës. Për këtë do të na duhet vendosmëri si shtet, si institucione dhe si shoqëri. Dhe do t'ia arrijmë”, thotë Gruda.
Megjithatë Përparim Gruda nga PDK është i vetëdijshëm, se "ky ligj mund ta sjellë shtetin e Kosovës në një përplasje juridike dhe institucionale me Gjykatën Speciale”. "Nëse kjo ndodh, Kosova duhet të qëndrojë fuqishëm prapa ligjit të vet. Jam i bindur se në fund Gjykata Speciale do të duhet ta zbatojë atë”, thotë Gruda.
Çfarë thonë ekspertë të politikës e drejtësisë në Kosovë?
Njohësit e zhvillimeve politike dhe ata të drejtësisë ndërkaq, thonë se rruga që kanë ndjekur Dhomat e Specializuara ka qenë traumatike për shoqërinë e Kosovës në shumë nivele: historik, kombëtar, politik dhe emocional, që nga themelimi i tyre dhe i gjithë procesi e deri te vendimi përfundimtar.
Politologu Artan Muhaxhiri thotë për DW se, "projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara mund të konsiderohet si një reagim i domosdoshëm dhe i menjëhershëm institucional për ta trajtuar këtë çështje”. "Nga këndvështrimi ndërkombëtar, në shikim të parë, kjo nismë mund të interpretohet edhe si një përpjekje për të ndërhyrë në procesin gjyqësor. Pikërisht për këtë arsye, është me rëndësi thelbësore që spektri politik i Kosovës dhe ekspertët e saj ligjorë të dëshmojnë përtej çdo dyshimi, se kjo masë nuk bie ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës ndaj BE-së. Kjo është e vetmja mënyrë për të siguruar që ajo të arrijë rezultatin e dëshiruar dhe të mos prodhojë efekt të kundërt”, thotë Muhaxhiri.
Një njohës tjetër i sistemit të drejtësisë, Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), i tha DW-së se ndryshimi i ligjit për Gjykatën Speciale dhe zbatimi i tij është një proces kompleks, sepse "pa përfshirjen në ekspertizë të partnerëve ndërkombëtarë, vështirë se ligji mund të prodhojë pasoja juridike në praktikë, apo të cenojë rastet që janë në proces e sipër në Hagë”. "Në këtë drejtim, në mënyrë urgjente duhet të fillojnë konsultimet dhe bashkëpunimi me shtetet kryesore të Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në mënyrë që këto ndryshime të kenë efekt dhe të jenë të zbatueshme në praktikë, pasi që çdo plotësim dhe ndryshim i Ligjit mbi Dhomat e Specializuara është subjekt i vlerësimit të ligjshmërisë nga ana e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese në Hagë”, thotë Miftaraj.
Miftaraj kërkon që Kosova të ruajë raportet me partnerët ndërkombëtarë. "Qeveria dhe presidentja e re do të duhej që, në mirëbesim dhe bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, të diskutonte për çdo plotësim apo ndryshim të ligjit, gjë që nuk ka ndodhur”.
Ligji i ndryshuar pritet të dekretohet
Ligji i ndryshuar nga parlamenti i Kosovës për Gjykatën Speciale, që pritet të dekretohet nga presidentja e sapozgjedhur e Kosovës, Justina Pula-Shiroka, nuk e kufizon angazhimin e Gjykatës për të vazhduar hetimet për trafikim organesh gjatë luftës në Kosovë, të pretenduara nga raporti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, për çka edhe ishte themeluar Gjykata Speciale.
Por ligji tashmë i ndryshuar parasheh ngushtimin në disa fusha të mandatit të Gjykatës Speciale, që përfshin periudhën kohore që mbulon Gjykata, nga periudha e ligjit të mëparshëm, janar 1998-dhjetor 2000, në 1 korrik 1999-31 dhjetor 2000. Në ligj parashihet po ashtu kufizimi i dënimit maksimal me burgim në 15 vjet, mbajtja e dënimeve në Kosovë dhe mundësia e faljes presidenciale për personat e dënuar me vendim të formës së prerë.
Bazuar në këto pika ndër kryesoret të ligjit, politologu Artan Muhaxhiri thotë se "çështjet që lidhen me juridiksionin, kufijtë maksimalë të dënimeve të parashikuara me ligj dhe çështje të tjera të ngjashme duhet të argumentohen në mënyrë profesionale dhe rigoroze, duke dëshmuar se ato garantojnë plotësisht pavarësinë e gjyqësorit dhe se janë të mbështetura fort në sistemin juridik të Kosovës, pra në të njëjtin sistem juridik që i themeloi Dhomat e Specializuara”./DW
Të fundit
Video/ Efektivët e policisë kapin dhe tërheqin zvarrë të riun protestues
16 October 2026, 14:21
Fotolajm/ Studentët sfidojnë policinë, ulen këmbëkryq përballë autobotit
16 October 2026, 14:04
Përshkallëzohet protesta, policia nis shoqërimet e dhunshme të studentëve
16 October 2026, 13:37
Tensionet në protestën e studentëve, mbyllet Ambasada e Izraelit në Tiranë
16 October 2026, 13:22
Policia nis hedhjen e gazit lotsjellës dhe ujit me presion
16 October 2026, 13:13
Policia e Shtetit e përfshirë në shkelje masive dhe të koordinuara të të drejtave të njeriut
16 October 2026, 12:59
Mesazhi i ish-profesorit nga protesta: Mos dhunoni studentët e mi, janë fëmijët tuaj!
16 October 2026, 11:52
Video/ "Po shkoja në punë?", momenti kur policia shoqëron me forcë të riun
16 October 2026, 11:46
"O hale, vemje", plas sherri në Facebook mes Ballës dhe ish-zv.ministrit të Ramës
16 October 2026, 11:34
Protesta studentore, Këshilli Ndërfetar thirrje institucioneve: Qytetarët të dëgjohen
16 October 2026, 11:19
"Rama në burg, Beneti në burg"/ Sulmohet selia e PS-së në Shkodër
16 October 2026, 11:00
Video/ Efektivët tentojnë t'iu bëjnë pritë, studentët e Mjekësisë çajnë kordonin policor
16 October 2026, 10:53
SPAK merr zyrtarisht nën hetim Olta Xhaçkën, dyshime për korrupsion dhe pastrim parash
16 October 2026, 10:41
“Kush je ti të më tregosh punën mua”/ Gazetari përplaset me drejtorin e Policisë së Tiranës
16 October 2026, 10:28
"The Times" jehonë protestave: Mbretërimi 13-vjeçar i Ramës përballë revoltës studentore
16 October 2026, 10:11
Nga Veriu në Jug, gjimnazistë dhe studentë zbresin në shesh: Rama jep dorëheqjen!
16 October 2026, 09:55
Video/ Kush janë personat e maskuar që futen në automjetet e policisë?
16 October 2026, 09:42
BIRN: Policia humbi kontrollin e territorit dhe tregoi mungesë profesionalizmi
16 October 2026, 08:51
Protestojnë kundër tij, Rama gjen fajtorin e radhës: Janë duart e huaja, jo studentët
16 October 2026, 08:33
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
16 October 2026, 07:59
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, 45-vjeçari përfundon në spital
15 October 2026, 22:58
'The New York Times' për protestat në Tiranë: Zemërimi i studentëve, revoltë kundër Ramës
15 October 2026, 22:32
Protesta e studentëve, Ahmetaj: Rama është takuar me Belinda Ballukun te “Vila e Kuqe”!
15 October 2026, 22:14
Shpërthim me tritol në banesën e policit të kriminalistikës në Shkodër, familjarët brenda
15 October 2026, 21:43
Ahmetaj: Rama ka hyrë në agoni politike, protesta studentore do ta arrijë objektivin
15 October 2026, 21:25
Iu thye këmba nga policia në protestë, flet i riu: Ndjeva që u përplasa fuqishëm
15 October 2026, 21:01
Protestuesit i vënë flakën hyrjes së Ministrisë së Ekonomisë
15 October 2026, 20:39
Tensione te Ministria e Brendshme, hidhet gaz lotsjellës nga tarraca
15 October 2026, 20:24
Video/ Policia e Shtetit "kthehet në bandë" pa uniformë, "rrëmben" të riun me furgon pa logo
15 October 2026, 20:07
Efektivët shihen duke hedhur gurë drejt të rinjve protestues
15 October 2026, 19:40
Fotolajm/ Flakët përfshijnë Bulevardin, polici "ngrohet"
15 October 2026, 19:24
Fëmijët e të tjerëve
15 October 2026, 19:14
Digjet kioska përballë Piramidës, zjarrfikësja nuk ndërhyn
15 October 2026, 18:36
Berisha ultimatum Ramës: Zgjidh fatin e Ramiz Alisë, dhe jo të Çausheskut
15 October 2026, 18:21
Sulmi me gaz lotsjellës, i riu humb ndjenjat në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
15 October 2026, 18:08
Video/ Sërish tensione te Kryeministria, policia hedh gaz lotsjellës, protestuesit me gurë
15 October 2026, 17:57
Gazi lotsjellës 'pushton' bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
15 October 2026, 17:36
Skënder Hita mbron përdorimin e gazit lotsjellës në zonat e banuara: Ishte i domosdoshëm
15 October 2026, 16:34
Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë, policia i shpërndan me gaz lotsjellës
15 October 2026, 15:57
Policia kërcënon prindërit: Do të mbani përgjegjësi për çfarë bëjnë fëmijët
15 October 2026, 15:47
Sulmuan policin, efektivët tërheqin zvarrë protestuesit në Shkodër
15 October 2026, 15:37
Eurodeputetja Salis: Revolta kundër qeverisë Rama mund të shënojë pikë kthese për Shqipërinë
15 October 2026, 15:12
Mëngjesi, gjumi dhe aktiviteti fizik, si të përballoni më mirë stresin
15 October 2026, 15:08
Familjarët i çojnë për të ngrënë policit në krye të detyrës, fëmija i vogël e përqafon
15 October 2026, 14:55
Sulmohet banka në qendër të Tiranës
15 October 2026, 14:46
Efektivët gjuajnë me gurë protestuesit pranë selisë së PS-së
15 October 2026, 14:26
Fotolajm/ Policia në mbrojtje të pushtetit, si u dhunuan dhe u tërhoqën zvarrë gjimnazistët
15 October 2026, 14:17
Bizneset: Të mbrohet prona, policia të garantojë sigurinë
15 October 2026, 14:15
Përfshihet nga flakët një banesë pranë Ministrisë së Arsimit
15 October 2026, 13:39
Protestuesit sulmojnë selinë e Partisë Socialiste
15 October 2026, 13:33
TG7: Shqipëria përflaket nga zemërimi i studentëve
15 October 2026, 13:21
Tensione te bashkia e Shkodrës, policia shoqëron protestuesit
15 October 2026, 13:00
Berisha ultimatum Ramës: Jep dorëheqjen! Është kërkesa e mbarë shqiptarëve
15 October 2026, 12:52
Tri ditë heshtje, zgjohet Mirela Kumbaro, asnjë fjalë për dhunën ndaj studentëve
15 October 2026, 12:35
Protestat në Tiranë, pezullohet transporti publik
15 October 2026, 12:28
Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve kërkojnë hetim për dhunën policore ndaj mediave
15 October 2026, 12:21
Tubimi përpara Parlamentit, policia i shpërndan me gaz protestuesit
15 October 2026, 12:12
Policia u kërkon prindërve të mbrojnë fëmijët, po nga dhuna e shtetit kush do t’i mbrojë?
15 October 2026, 12:05
Thellohet kriza, bankat mbyllin degët në Tiranë
15 October 2026, 12:05
Protesta në Tiranë, policia: 55 protestues në pranga, 98 nën hetim
15 October 2026, 11:51
Shqipëria 'zien' nga protestat, Rama nuk lëshon karrigen: Nuk e jap dorëheqjen
15 October 2026, 11:46
Të rinjtë thyejnë derën e Ministrisë së Ekonomisë
15 October 2026, 11:39
Vijon revolta, studentët marshojnë drejt Kuvendit
15 October 2026, 11:35
Denoncimi i studentëve: Kujdes, civilët po ju filmojnë dhe ju pyesin ku do të shkoni
15 October 2026, 11:27
PD kërkon dorëheqjen e Ramës dhe zgjedhje të parakohshme
15 October 2026, 11:10
Tensionohet protesta dhe në Korçë, të rinjtë shkatërrojnë sinjalistikën e rrugëve
15 October 2026, 10:53
Edi Rama braktis shtetin
15 October 2026, 10:47
Vendosen blloqe me tulla para Kryeministrisë
15 October 2026, 10:29
Policia u vihet pas gjimnazistëve, i ndalon dhe iu kontrollon çantat
15 October 2026, 10:22
Protesta/ Të rinjtë thyejnë xhamat e ministrisë së Infrastrukturës
15 October 2026, 10:12
Delegacioni i BE-së reagon pas përshkallëzimit të protestës
15 October 2026, 10:02
Rama përballë zemërimit të qytetarëve
15 October 2026, 09:55