Flash News

Rajoni

Moti i keq shkakton kaos në Itali, përmbytet edhe Bazilika e Shën Nikollës në Bari

Moti i keq shkakton kaos në Itali, përmbytet edhe Bazilika e Shën

Moti i keq ka shkaktuar përmbytje, dëme materiale dhe probleme në qarkullimin rrugor në disa rajone të Italisë. Reshjet e dendura dhe stuhitë gjatë natës kanë përfshirë zona nga jugu i vendit deri në rrethinat e Romës.

Në ishujt Eol, veçanërisht në Lipari, dhjetëra banesa u përmbytën, ndërsa automjetet mbetën të bllokuara në zonën e portit të Sottomonasteros.

 Rrugët u mbuluan nga balta dhe inertet, pasi përrenjtë Ponte dhe Valle dolën nga shtrati, duke çuar materiale deri në plazhe dhe në det. Zjarrfikësit ndërhynë edhe për të ndihmuar drejtuesit e automjeteve të bllokuara.

Moti i keq shkakton kaos në Itali, përmbytet edhe Bazilika e Shën

Situatë e vështirë u regjistrua edhe në Melito Porto Salvo, në provincën e Rexhio Kalabrias. Stuhia përmbyti rrugët, solli sasi të mëdha balte dhe inertesh, shkaktoi shembjen e një muri dhe zhvendosi disa automjete drejt shkëmbinjve pranë detit.  

Moti i keq shkakton kaos në Itali, përmbytet edhe Bazilika e Shën

Probleme pati edhe në Bari, në rajonin e Pulias, ku u përmbyt Bazilika e Shën Nikollës, një nga objektet e rëndësishme të kultit në qytet, ku ruhen reliket e shenjtorit.

Ndërhyrja e zjarrfikësve, vullnetarëve dhe besimtarëve ndihmoi në përballimin e situatës. Reliket nuk pësuan dëmtime, ndërsa u dëmtua ashensori i përdorur nga personat me aftësi të kufizuara.

Ndërkohë, në Ancio dhe Nettuno, pranë Romës, përmbytjet e rrugëve dhe banesave kanë nxitur kërkesat për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore. Sipas të dhënave të raportuara, brenda 24 orëve janë regjistruar 80 milimetra reshje shiu, duke rënduar situatën në këto zona.

Të fundit