Flash News

POLITIKOFF

Me tupana e këngë popullore në zemër të New York-ut! Bebe Rexha “ndez” atmosferën në dasmën e vëllait

Me tupana e këngë popullore në zemër të New York-ut!

Pas javësh festimesh, dasma e vëllait të Bebe Rexhës ka kulmuar me një festë të madhe në New York, ku traditat shqiptare kanë qenë në qendër të atmosferës.

Këngëtarja me origjinë shqiptare është bërë pjesë e gëzimit familjar, ku nuk kanë munguar tupanat, muzika dhe këngët shqiptare. Në videot e publikuara nga këngëtarja Yllka Kuqi, e cila ka performuar në dasmë, Bebe Rexha shfaqet duke shijuar ritmet tradicionale dhe duke kënduar së bashku me të pranishmit.

Madje, në disa momente, ajo merr edhe vetë mikrofonin në dorë, duke iu bashkuar atmosferës muzikore që ka shoqëruar festën.

Edhe pse dasma është mbajtur në New York, festa ka pasur një frymë të fortë shqiptare, me muzikë dhe tradita që kanë shoqëruar këtë ngjarje të rëndësishme për familjen Rexha.

Të fundit