Flash News

Kosova

Krimi në Kosovë, gruaja shtatzënë u qëllua me armë nga bashkëshorti në dhomën e gjumit

-640-0-bafab8c8f0131131e4eb1d534f090d3e.jpg

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Kërvasari të Malishevës, ku një 25-vjeçare humbi jetën pasi u plagos me armë zjarri, ndërsa bashkëshorti i saj 26-vjeçar mbeti i plagosur rëndë.

Sipas raportimeve të mediave në Kosovë, dyshohet se ka qenë bashkëshorti ai që ka qëlluar me armë Jetlira Foniqin, e cila ishte 34 javëshe shtatzënë. Megjithatë, rrethanat e sakta dhe motivi i ngjarjes ende nuk janë bërë të qarta dhe po hetohen nga autoritetet.

jetliraqqqqqqqqq-d370b883.webp

Policia u njoftua mbrëmjen e së dielës për të shtëna me armë dhe, pas mbërritjes në banesë, gjeti çiftin të plagosur në një dhomë gjumi. Të dy u transportuan drejt QKUK-së.

Sipas QKUK-së, 25-vjeçarja mbërriti në Qendrën Emergjente rreth orës 00:15 të 24 gushtit pa shenja jete dhe me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit. Raportohet se ajo ishte shtatzënë.

Bashkëshorti i saj, 26 vjeç, vijon të marrë trajtim mjekësor dhe gjendja e tij raportohet shumë e rëndë.

Në vendngjarje policia ka sekuestruar një armë zjarri, e cila dyshohet se është përdorur në incident.

 

Të fundit