Flash News

Kosova

Kosova drejt zgjedhjeve të reja? Hamza refuzon Presidentin pa marrëveshje

Kosova drejt zgjedhjeve të reja? Hamza refuzon Presidentin pa

Kosova duket se po shkon drejt zgjedhjeve të reja, ndërsa palët politike vijojnë të mos gjejnë dakordësinë për zgjidhjen e ngërçit institucional.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka reaguar pas propozimit të kryeministrit Albin Kurti për votimin e Projektligjit për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhjen e Presidentit.

Hamza është shprehur se PDK është dakord me kalimin e ligjit, por ka kundërshtuar mënyrën se si Kurti po e trajton çështjen e Presidentit, duke kërkuar një marrëveshje mes partive politike.

“Ligji duhet të kalojë, presidenti ka mund të zgjidhet, por jo president pa marrëveshje. Jo ky është presidenti, merre ose lëre”, deklaroi Hamza.

Kreu i PDK-së ka vënë në pikëpyetje edhe seriozitetin e qasjes së kryeministrit, duke iu referuar ndryshimit të qëndrimeve brenda një kohe të shkurtër.

“Sa ka seriozitet në këtë punë kur vetëm sot ka që tri-katër herë qëndrime të ndryshme”, tha ai.

Hamza ka kundërshtuar gjithashtu idenë që çështja e Presidentit të zgjidhet përmes imponimit të një emri, ndërsa ka ngritur pikëpyetje se pse kjo çështje nuk është diskutuar më herët në takimet mes partive.

Të fundit