Flash News

Rajoni

“Ka bombë në Parlament”, telefonata anonime alarmon autoritetet greke

“Ka bombë në Parlament”, telefonata anonime alarmon

Një alarm për bombë u regjistrua pasditen e sotme në Parlamentin grek, pas një telefonate anonime në numrin qendror të institucionit.

Sipas informacioneve paraprake, një burrë telefonoi në Parlament dhe deklaroi se në godinë ishte vendosur një bombë dhe paralajmëroi  për një shpërthim. Telefonuesi nuk përcaktoi një orar apo afat konkret se kur do të ndodhte shpërthimi.

Pas marrjes së kërcënimit, autoritetet greke u vunë menjëherë në lëvizje. Në ambientet e Parlamentit mbërriti njësia për neutralizimin e mekanizmave shpërthyes (TEEM), e cila nisi kontrollin e godinës për të verifikuar nëse kërcënimi ishte real.

Pas përfundimit të kontrolleve, efektivët nuk gjetën asnjë objekt të dyshimtë apo mekanizëm shpërthyes. Kështu, alarmi rezultoi i pabazuar dhe situata u normalizua.

Të fundit