Flash News

Ditari i Maxhorancës

I frikësuar nga protesta? Rama ndryshon vendin e takimit me ministrat dhe drejtuesit politikë

hq720-5 (1).jpg

Kryeministri Edi Rama ka ndryshuar vendin e takimit me ministrat dhe drejtuesit politikë të Partisë Socialiste, i parashikuar të zhvillohej sot në orën 17:30 në selinë e PS-së. Shkak mësohet të jetë protesta e paralajmëruar përpara selisë rozë në të njëjtën orë.

Burime pranë Partisë Socialiste konfirmojnë se takimi nuk do të zhvillohet në selinë e PS-së, ndërsa sipas raportimit të Top Channel, alternativa më e mundshme është Pallati i Brigadave.

Protesta u paralajmërua një ditë më parë, në përfundim të tubimit të 89-të në Tiranë. Nga sheshi i protestës, aktivistët u bënë thirrje qytetarëve që të rikthehen sot përpara selisë së Partisë Socialiste, pikërisht në orarin kur ishte planifikuar mbledhja e drejtuesve socialistë.

Në thirrjen e bërë gjatë protestës u kërkua edhe përdorimi i vezëve ndaj drejtuesve politikë dhe ministrave të qeverisë, një skenar i ngjashëm me protestat e zhvilluara në fund të korrikut përpara Parlamentit.

Ndërkohë, takimi i Ramës me ministrat dhe drejtuesit politikë pritet të fokusohet te organizimi politik dhe aktiviteti i Partisë Socialiste në territor, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale të vitit 2027.

 

Të fundit