Flash News
Përshkallëzohet protesta, policia nis shoqërimet e dhunshme të studentëve
Policia nis hedhjen e gazit lotsjellës dhe ujit me presion
Policia e Shtetit e përfshirë në shkelje masive dhe të koordinuara të të drejtave të njeriut
Tensione të forta në Lezhë, i mituri bie në tokë i gjakosur, pas ndjekjes nga policia (video)
Video/ "Ata janë fëmijët tanë", qytetari i del përballë efektivit: Shporruni! Kjo rini s’ka frikë
Hija e Edi Ramës mbi dosjen e AKSHI-t, si u lidh emri i Ergys Agasit me pushtetin socialist
Nga akuzat e Arben Ahmetajt për “koordinatorin mes Edi Ramës dhe grupeve kriminale", te dosja e tenderave të AKSHI-t dhe arrestimi pas tetë muajsh në kërkim, historia e një biznesmeni që prej vitesh është përmendur pranë qarqeve të pushtetit

Arrestimi i Ergys Agasit në Durrës, pas rreth tetë muajsh në kërkim, nuk është vetëm një zhvillim i ri në dosjen e AKSHI-t.
Me prangat e biznesmenit rikthehet në vëmendje edhe një tjetër histori, marrëdhënia e denoncuar e tij me pushtetin socialist dhe emrin e kryeministrit Edi Rama.

Agasi është tashmë një nga personat kryesorë të hetimit të SPAK për procedurat e prokurimit të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.
Por përpara se të shfaqej në dosjen e tenderave, emri i tij ishte bërë publik në një tjetër kontekst, si një person që, sipas akuzave të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, shërbente si ndërmjetës mes Edi Ramës dhe grupeve kriminale.

"Kjo sepse Edi Rama iu ka kërkuar të mos i hapin telashe. A është Rama i lidhur me këto grupe kriminale? Nuk është vetëm i lidhur, por po të jap emrin e koordinatorit, Ergys Agasi. Është një tip që jeton në Durrës, pranë klanit të Durrësit. Tani është bërë për llogari të Ramës, koordinator i të gjithë grupeve” , deklaronte asokohe Ahmetaj për emisionin “Report” në Rai3.
Kjo akuzë nuk është provuar me një vendim gjykate dhe Agasi e ka mohuar. Por ajo e vendosi emrin e biznesmenit në një pikë të pazakontë takimi mes politikës, biznesit dhe botës kriminale.
Por, tashmë, pas arrestimit të tij, lind edhe pyetja se çfarë e lidh realisht Ergys Agasin me pushtetin e Edi Ramës dhe sa larg shkon kjo marrëdhënie?
Nga LSI te socialistët
Historia politike e Ergys Agasit nuk nis drejtpërdrejt me Edi Ramën.
Ai është djali i Bardhyl Agasit, ish-deputet i Partisë Socialiste dhe ish-sekretar i kësaj partie. Vetë Ergys Agasi u përfshi fillimisht në politikë përmes Lëvizjes Socialiste për Integrim, në periudhën kur LSI ishte pjesë e koalicionit qeverisës me Partinë Socialiste.
Në vitet 2014–2017, Agasi mbajti postin e drejtorit të Inspektoratit të Mjedisit, në kohën kur ministër i Mjedisit ishte Lefter Koka. Pas prishjes së koalicionit PS-LSI, Agasi u largua nga posti dhe më pas emri i tij u shfaq sërish në qarqet politike të socialistëve.
Pra, një nga faktet e dokumentuara të biografisë së tij është se Agasi ka pasur një eksperiencë të drejtpërdrejtë brenda administratës shtetërore.
“Koordinatori i Ramës me mafian”
Në qershor 2024, emri i Ergys Agasit mori një vëmendje të madhe pas dokumentarit të emisionit investigativ “Report” të RAI 3.

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, në intervistën e tij për televizionin italian, përmendi Agasin në kontekstin e marrëdhënieve që ai pretendonte se Edi Rama kishte me grupe kriminale.
Sipas Ahmetajt, Agasi ishte personi që koordinonte lidhjet mes Ramës dhe grupeve kriminale, të cilat, sipas tij, përdoreshin edhe në funksion të zgjedhjeve.
Vetë Agasi reagoi publikisht duke i mohuar akuzat.
Megjithatë, deklarata e Ahmetajt nuk ishte e vetmja arsye pse Agasi u përfshi në debatin politik rreth Ramës.
“Hija” pranë pushtetit
Gjatë kohës që ishte në krye të Inspektoriatit të Mjedisit, Agasi duket se ka krijuar lidhje të forta miqësie me Alqi Bllakon, pasi me babanë e ish-deputetit socialist ka edhe një kompani, “EA LOGISTOCS”, me objekt transportin kombëtar dhe ndërkombëtar të mallrave mallrave.
Agasi dha dorëheqjen nga posti në shtator të vitit 2017, kur koalicioni mes PS-së dhe LSI-së ishte prishur. Por, e ardhmja e tij nuk do të ishte më pranë Ilir Metës, pasi ai do të rikthehej sërish në Partinë Socialiste.

Po ashtu, në maj 2026, babai i Ergys Agasit, Bardhyl Agasi, ishte i pranishëm si i ftuar nderi në aktivitetin e 35-vjetorit të PS-së së Durrësit, ku iu drejtua Ramës me tone miqësore dhe vlerësuese.

Edhe ky episod nuk provon ndonjë marrëdhënie të paligjshme mes kryeministrit dhe Ergys Agasit, por tregon se familja Agasi vazhdon të ketë një prani të dukshme në strukturën politike socialiste të Durrësit.
Dosja e AKSHI-t
Në dhjetor 2025, SPAK regjistroi emrin e Ergys Agasit në procedimin penal nr. 20/1 të vitit 2025. Hetimi lidhet me dyshime për manipulimin e procedurave të prokurimit të AKSHI-t dhe për një seri veprash penale.
Sipas njoftimit të SPAK për arrestimin, Agasi po hetohet për “konkurrencë të paligjshme përmes dhunës”, “heqje të paligjshme të lirisë”, shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera ose ankande, në formën e bashkëpunimit të një grupi të strukturuar kriminal, krijim dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, pastrim të produkteve të veprës penale si dhe korrupsion aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike.
Më 15 dhjetor 2025, Gjykata e Posaçme kishte caktuar ndaj tij masën “arrest në burg”, ndërsa urdhri ishte dërguar për ekzekutim te strukturat e Policisë së Shtetit.
Agasi nuk u kap në atë kohë dhe u shpall në kërkim dhe për muaj me radhë ai ishte shpallur në kërkim dhe pasditen e djeshme.
SPAK njoftoi se pas disa javësh pune të përbashkët me strukturat operacionale të Policisë së Shtetit dhe BKH-së, Agasi u arrestua në zonën e Plepave në Durrës. Në momentin e arrestimit ai shoqërohej nga një ish-punonjës policie, Uljan Shpataraku, i cili u arrestua në flagrancë për veprën penale të përkrahjes së autorit të krimit.
40 milionë euro pasuri nën sekuestro
Në prill 2026, SPAK njoftoi sekuestrimin e pasurive me vlerë mbi 40 milionë euro në kuadër të të njëjtit procedim penal.
Pasuritë lidhen me persona dhe subjekte të përfshira në hetimin e dosjes së AKSHI-t, mes tyre Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri.
Sipas materialeve të hetimit të raportuara nga media, kompania “E.A. Solution” e lidhur me Agasin dyshohet se ka marrë rreth 9 milionë euro përmes faturave fiktive për shërbime që, sipas hetimit, nuk ishin kryer realisht.
Sipas hetimeve të Prokurorisë dhe raportit të KLSH-së, fshihej një mekanizëm i frikshëm ku ligji u përdor si armë për të asgjesuar konkurrencën dhe për të kanalizuar miliona euro drejt një celule private të drejtuar nga Ergys Agasi.
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), “EA Solution” u krijua në një moment kyç, kur AKSHI nisi të lëvronte fondet masive për Sigurinë Kibernetike dhe dixhitalizimin.
Megjithëse në letra shfaqeshin emra të afërmish ose bashkëpunëtorësh të Ergys Agasit, prokuroria ka provuar përmes komunikimeve të enkriptuara dhe dëshmive se kontrolli real ushtrohej nga vetë Agasi.
Në kohën kur kompania arkëtonte miliona, ajo rezultonte me zero specialistë IT të siguruar dhe pa asnjë seli që i ngjante një kompanie teknologjike.
Deri në momentin e goditjes nga SPAK, “EA Solution” llogaritet të ketë qarkulluar rreth 1.98 milionë euro të përfituara ekskluzivisht nga kjo skemë. Këto para, sipas dosjes, janë përdorur më pas për blerje asetesh, përfshirë mjete luksoze, si jaht apo dhe Range Rover, dhe investime të tjera që synonin humbjen e gjurmëve të parave publike.
Skema, sipas hetuesve, lidhet ngushtë me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), institucionin që administron infrastrukturën digjitale të shtetit shqiptar, drejtoresha e së cilës është Mirlinda Karçanaj.
Në dosje evidentohen 19 procedura tenderimi, për të cilat dyshohet se grupi ka ndërhyrë në forma të ndryshme, për të përfituar, që nga takimet sekrete e deri tek pengmarrja e konkurentëve.
Sipas shifrave të përmendura në vendimin e gjykatës, vlera totale e këtyre kontratave, pa TVSH, arrin rreth 59 milionë euro.
Nga “njeriu i Ramës” te një dosje që prek shtetin
Përpara dosjes së AKSHI-t, opozita dhe disa ish-zyrtarë socialistë e përshkruanin atë si një person me akses dhe ndikim pranë pushtetit.
Pas dosjes së SPAK, Agasi është kthyer në një prej protagonistëve të një hetimi që prek pikërisht një institucion të administratës shtetërore dhe procedurat e prokurimit publik.
Nëse një biznesmen privat kishte mundësi të ndikonte në tendera publikë, të kishte akses te zyrtarë dhe të krijonte një mekanizëm të dyshuar për përfitimin e fondeve publike, si funksiononte ky akses dhe kush e mundësonte?
Deri në këtë fazë, nuk ka një provë publike të SPAK që të thotë se Edi Rama ka urdhëruar apo drejtuar veprimtarinë kriminale për të cilën akuzohet Ergys Agasi, por nga ana tjetër, emri i Ramës është përmendur vazhdimisht në historinë publike të Agasit.
Së pari, përmes akuzave të Arben Ahmetajt, përmes raportimeve për afërsinë e Agasit me qarqet e pushtetit, përmes historisë së familjes së tij në Partinë Socialiste dhe ani përmes një dosjeje të SPAK që prek administratën shtetërore dhe tenderat publikë.
Pra, lidhja Rama–Agasi ekziston si një çështje publike dhe politike dhe ajo që mbetet për t'u provuar është natyra dhe pesha konkrete e kësaj lidhjeje./ S.Gj-Politiko.al
Të fundit
Tensionet në protestën e studentëve, mbyllet Ambasada e Izraelit në Tiranë
16 October 2026, 13:22
Policia nis hedhjen e gazit lotsjellës dhe ujit me presion
16 October 2026, 13:13
Policia e Shtetit e përfshirë në shkelje masive dhe të koordinuara të të drejtave të njeriut
16 October 2026, 12:59
Mesazhi i ish-profesorit nga protesta: Mos dhunoni studentët e mi, janë fëmijët tuaj!
16 October 2026, 11:52
Video/ "Po shkoja në punë?", momenti kur policia shoqëron me forcë të riun
16 October 2026, 11:46
"O hale, vemje", plas sherri në Facebook mes Ballës dhe ish-zv.ministrit të Ramës
16 October 2026, 11:34
Protesta studentore, Këshilli Ndërfetar thirrje institucioneve: Qytetarët të dëgjohen
16 October 2026, 11:19
"Rama në burg, Beneti në burg"/ Sulmohet selia e PS-së në Shkodër
16 October 2026, 11:00
Video/ Efektivët tentojnë t'iu bëjnë pritë, studentët e Mjekësisë çajnë kordonin policor
16 October 2026, 10:53
SPAK merr zyrtarisht nën hetim Olta Xhaçkën, dyshime për korrupsion dhe pastrim parash
16 October 2026, 10:41
“Kush je ti të më tregosh punën mua”/ Gazetari përplaset me drejtorin e Policisë së Tiranës
16 October 2026, 10:28
"The Times" jehonë protestave: Mbretërimi 13-vjeçar i Ramës përballë revoltës studentore
16 October 2026, 10:11
Nga Veriu në Jug, gjimnazistë dhe studentë zbresin në shesh: Rama jep dorëheqjen!
16 October 2026, 09:55
Video/ Kush janë personat e maskuar që futen në automjetet e policisë?
16 October 2026, 09:42
BIRN: Policia humbi kontrollin e territorit dhe tregoi mungesë profesionalizmi
16 October 2026, 08:51
Protestojnë kundër tij, Rama gjen fajtorin e radhës: Janë duart e huaja, jo studentët
16 October 2026, 08:33
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
16 October 2026, 07:59
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, 45-vjeçari përfundon në spital
15 October 2026, 22:58
'The New York Times' për protestat në Tiranë: Zemërimi i studentëve, revoltë kundër Ramës
15 October 2026, 22:32
Protesta e studentëve, Ahmetaj: Rama është takuar me Belinda Ballukun te “Vila e Kuqe”!
15 October 2026, 22:14
Shpërthim me tritol në banesën e policit të kriminalistikës në Shkodër, familjarët brenda
15 October 2026, 21:43
Ahmetaj: Rama ka hyrë në agoni politike, protesta studentore do ta arrijë objektivin
15 October 2026, 21:25
Iu thye këmba nga policia në protestë, flet i riu: Ndjeva që u përplasa fuqishëm
15 October 2026, 21:01
Protestuesit i vënë flakën hyrjes së Ministrisë së Ekonomisë
15 October 2026, 20:39
Tensione te Ministria e Brendshme, hidhet gaz lotsjellës nga tarraca
15 October 2026, 20:24
Video/ Policia e Shtetit "kthehet në bandë" pa uniformë, "rrëmben" të riun me furgon pa logo
15 October 2026, 20:07
Efektivët shihen duke hedhur gurë drejt të rinjve protestues
15 October 2026, 19:40
Fotolajm/ Flakët përfshijnë Bulevardin, polici "ngrohet"
15 October 2026, 19:24
Fëmijët e të tjerëve
15 October 2026, 19:14
Digjet kioska përballë Piramidës, zjarrfikësja nuk ndërhyn
15 October 2026, 18:36
Berisha ultimatum Ramës: Zgjidh fatin e Ramiz Alisë, dhe jo të Çausheskut
15 October 2026, 18:21
Sulmi me gaz lotsjellës, i riu humb ndjenjat në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
15 October 2026, 18:08
Video/ Sërish tensione te Kryeministria, policia hedh gaz lotsjellës, protestuesit me gurë
15 October 2026, 17:57
Gazi lotsjellës 'pushton' bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
15 October 2026, 17:36
Skënder Hita mbron përdorimin e gazit lotsjellës në zonat e banuara: Ishte i domosdoshëm
15 October 2026, 16:34
Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë, policia i shpërndan me gaz lotsjellës
15 October 2026, 15:57
Policia kërcënon prindërit: Do të mbani përgjegjësi për çfarë bëjnë fëmijët
15 October 2026, 15:47
Sulmuan policin, efektivët tërheqin zvarrë protestuesit në Shkodër
15 October 2026, 15:37
Eurodeputetja Salis: Revolta kundër qeverisë Rama mund të shënojë pikë kthese për Shqipërinë
15 October 2026, 15:12
Mëngjesi, gjumi dhe aktiviteti fizik, si të përballoni më mirë stresin
15 October 2026, 15:08
Familjarët i çojnë për të ngrënë policit në krye të detyrës, fëmija i vogël e përqafon
15 October 2026, 14:55
Sulmohet banka në qendër të Tiranës
15 October 2026, 14:46
Efektivët gjuajnë me gurë protestuesit pranë selisë së PS-së
15 October 2026, 14:26
Fotolajm/ Policia në mbrojtje të pushtetit, si u dhunuan dhe u tërhoqën zvarrë gjimnazistët
15 October 2026, 14:17
Bizneset: Të mbrohet prona, policia të garantojë sigurinë
15 October 2026, 14:15
Përfshihet nga flakët një banesë pranë Ministrisë së Arsimit
15 October 2026, 13:39
Protestuesit sulmojnë selinë e Partisë Socialiste
15 October 2026, 13:33
TG7: Shqipëria përflaket nga zemërimi i studentëve
15 October 2026, 13:21
Tensione te bashkia e Shkodrës, policia shoqëron protestuesit
15 October 2026, 13:00
Berisha ultimatum Ramës: Jep dorëheqjen! Është kërkesa e mbarë shqiptarëve
15 October 2026, 12:52
Tri ditë heshtje, zgjohet Mirela Kumbaro, asnjë fjalë për dhunën ndaj studentëve
15 October 2026, 12:35
Protestat në Tiranë, pezullohet transporti publik
15 October 2026, 12:28
Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve kërkojnë hetim për dhunën policore ndaj mediave
15 October 2026, 12:21
Tubimi përpara Parlamentit, policia i shpërndan me gaz protestuesit
15 October 2026, 12:12
Policia u kërkon prindërve të mbrojnë fëmijët, po nga dhuna e shtetit kush do t’i mbrojë?
15 October 2026, 12:05
Thellohet kriza, bankat mbyllin degët në Tiranë
15 October 2026, 12:05
Protesta në Tiranë, policia: 55 protestues në pranga, 98 nën hetim
15 October 2026, 11:51
Shqipëria 'zien' nga protestat, Rama nuk lëshon karrigen: Nuk e jap dorëheqjen
15 October 2026, 11:46
Të rinjtë thyejnë derën e Ministrisë së Ekonomisë
15 October 2026, 11:39
Vijon revolta, studentët marshojnë drejt Kuvendit
15 October 2026, 11:35
Denoncimi i studentëve: Kujdes, civilët po ju filmojnë dhe ju pyesin ku do të shkoni
15 October 2026, 11:27
PD kërkon dorëheqjen e Ramës dhe zgjedhje të parakohshme
15 October 2026, 11:10
Tensionohet protesta dhe në Korçë, të rinjtë shkatërrojnë sinjalistikën e rrugëve
15 October 2026, 10:53
Edi Rama braktis shtetin
15 October 2026, 10:47
Vendosen blloqe me tulla para Kryeministrisë
15 October 2026, 10:29
Policia u vihet pas gjimnazistëve, i ndalon dhe iu kontrollon çantat
15 October 2026, 10:22
Protesta/ Të rinjtë thyejnë xhamat e ministrisë së Infrastrukturës
15 October 2026, 10:12
Delegacioni i BE-së reagon pas përshkallëzimit të protestës
15 October 2026, 10:02
Rama përballë zemërimit të qytetarëve
15 October 2026, 09:55
SPAK sekuestron telefonin e bashkëshortit të Ogerta Manastirliut
15 October 2026, 09:43
Tirana renditet si qyteti me koston e jetesës më të papërballueshme në Evropë
15 October 2026, 09:37
Bojkot masiv! Studentët dhe gjimnazistët në revoltë; ç'po ndodh në Tiranë dhe rrethe
15 October 2026, 09:27
Zgjerohet protesta e të rinjve, nxënësit e “Ismail Qemalit” bojkotojnë mësimin
15 October 2026, 09:16